Skënder Kuniviku, një biznesmen nga Prishtina denoncon në “Stop” për një borxh, të krijuar artificialisht në shumën 260 mijë dollarë.Në vitin 2013 Skënderi krijoi kompaninë Gording Germany Plus,që importonte produkte dekorative.Skënderi kishte 80 %, ndërsa 20% të aksioneve, i kishte një shqiptaro-turk.Më pas aksionet 20% dhe 30% të Skënderit i shiten një tjetër shqiptaro-turku, Elif Duman. Pasi biznesi nuk eci, ortakët ndanë deryrimet dhe mallin dhe zeruan likujduar edhe njëri-tjetrin.Pas disa kohësh, Skënderit i vjen një thirrje nga gjykata e Prishtinës, ku ortakja e tij Elifi, kishte hapur nje gjyq me pretendimin, se Skënderi i ka blerë mall 260 mijë dollare dhe nuk ia ka paguar. Por Elifi fsheh faktin, që kanë qenë ortakë dhe përmes përmbaruesit dhe gjykatës legjitimon këtë borxh fiktiv, që Elifi e ka mbështetur në disa fatura në gjuhën turke. Por faturat nuk kanë kodet e mallit e janë paraqitur pa përkthim dhe pa vulën apostile.Nga ana tjetër gjyqtari Lek Prenaj, ka nxjerrë urdhrin e ekzektuimit me këto shkelje. Sanja Telhallari, shpjegon, se për t’u legalizuar një dokument nga një shtet në një tjetër, duhet të ketë disa elementë sigurie, që bëhen në zyrën noteriale.Dokumentet duhet të kenë patjetër përkthimin zyrtar dhe vulën apostile. Nëse këto elementë mungojnë në dokument, atëherë ai nuk ka fuqi ligjore, për t’u përdorur në shtetin tjetër.
Shqiperia humb 7 vende per lirine e medias!
Raporti i indeksit Botëror të Lirisë së Medias, të organizatës “Reporterët pa kufij”, e rendit Shqipërine në vendin e 82, duke humbur 7 pozicione nga viti i kaluar. Dokumenti për vendin tone nis me konkluzionin: “Rruga për në BE është e gjatë”.Në parlament u krijuan sot dy grupe të reja kuvendore, ai demokrat, i kryesuar nga Rudina Hajdari dhe ai i pavarur i kryesuar nga Nimet Musaj.Përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri kanë zhvilluar një mision vëzhgues për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ata kanë shprehur mosbesim ndaj vullnetit të palëve politike, për të luftuar fenomenin e shit-blerjes së votave.
Prishtinë, pa përkthim e pa vulë apostile, shkeljet e një procesi gjyqësor.
Faturat, e pretenduara nga Elif Duman, nuk kanë kodet e mallit e janë paraqitur pa përkthim dhe pa vulën apostile.Nga ana tjetër gjyqtari Lek Prenaj, ka nxjerrë urdhrin e ekzektuimit me këto shkelje. Sanja Telhallari, shpjegon, se për t’u legalizuar një dokument nga një shtet në një tjetër, duhet të ketë disa elementë sigurie, që bëhen në zyrën noteriale.Dokumentet duhet të kenë patjetër përkthimin zyrtar dhe vulën apostile. Nëse këto elementë mungojnë në dokument, atëherë ai nuk ka fuqi ligjore, për t’u përdorur në shtetin tjetër.