Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sonte sesi të miturit blejnë lirisht cigare dhe alkool në dyqan, edhe pse një gjë e tillë është e ndalur me ligj.Pothuajse në të gjitha dyqanqet, që ne testuam, fëmijët mundën të blejnë lehtësisht cigare dhe alkol, megjithëse kishin dijeni, se një gjë e tillë ndalohet ligjërisht.Vetëm një shitëse i tha fëmijës, se nuk kishte cigare.Më pas transmetojmë ndotjen, që shkakton një fabrikë lëkure në lumin e Osumit në Berat, duke përdorur acid e ngordhur pershqit.
Grupi parlamentar i PS-së u mblodh sot dhe nisi diskutimin për emrin e ri të presidentit të vendit. Kryeministri Edi Rama shpalli disa kritere e më pas deputetët hodhën nga tre propozime në letër, dhe zarfet u mblodhën në një kuti votimi.Edhe “Stop”, nisur nga ngjarja politike e ditës, bëri gjithë procedurën dhe zgjodhi presidentin e ri, që do të drejtojë vendin për 5 vitet e ardhshme.
Javën e kaluar sollëm regjistrimin me kamera të fshehtë në doganën e Morinit dhe Doganën e Hanit të Elezit të kufirit Kosovë-Maqedoni. Punonjësit kërkonin nga 30 euro për person, për kalimin e kufirit.Një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh, denoncoi presionin, që i bëhej, duke i kërkuar ryshfet për një shërbim, që duhet të ishte falas dhe që i takon. Menjëherë pas transmetimit të emisionit “Stop” të korrupsionit në doganën e Bllacës në Maqedoni, zëvendësministri për Punë të Brendshme Nazim Bushi, konfirmoi, se është arrestuar shefi i turnit në këtë pikëkalim kufitar. Ai u kap me kamera të fshehtë, duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë, që hynin në Maqedoninë e Veriut.I arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor, që duket në video, mësohet se ka inicialet Z.R.