Një video tregon, se banorë të Tiranës po ngjisin me litar një depozitë uji në taracë, edhe pse kjo gjë eshtë e ndaluar, që pas tërmetit të nëntorit 2019. Në Tiranë asfaltimi i një kanali është bërë si gungë në rrugë, duke u kthyer në burim aksidentesh. Në Laknas ura është zhytur në lumë, duke rrezikuar jetën e banorëve.Në Tiranë një motorr ka ngaluar në mes të rrugës, mbështetur në një shtyllë semafori. Shkollës “Matosh Uka” në Fierzë i është shembur tavani mbi kokë.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]