Seit Asllani dhe Naim Allmeta janë dy teknikët e imazherisë së spitalit të Bulqizës, punonjës prej 32 e 24 vitesh.Të dy punonjësit tregojnë, se prej një viti merrnin një shtesë page prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe në muajin qershor vjen auditi nga Ministria e Shëndetsisë, që konstaton, se janë paguar në shkelje. Nga drejtoresha e spitalit u është thënë, se do të duhet të kthejnë lekët dhe bëhet fjalë për 2 milionë lekë. Ata shprehen të shqetësuar, pasi detyrohen të mbulojnë 24 orë shërbimin e imazherisë, duke qenë, se në zonë ndodhin edhe aksidente në miniera.Pas verifikimet të dokumentacionit për personelin mjekësor dhe jo mjekësor, është konstatuar, se nuk ka pasur grafikë shërbimi dhe nuk janë specifikuar turnet në listë prezencë.Në përfundim theksohet, se janë paguar në shkelje dy teknikët e imazherisë, me shtesën për natyrën e vecantë të punës.Drejtoresha e spitalit Brunkita Rama thotë, se dy imazheristët janë paguar me urdhër të drejtorit të mëparshëm.Auditi ka lënë detyrë, që të analizohet efekti financiar, që ka shkaktuar kjo pagesë.Drejtoresha Brunkita Rama na thotë, se dy punonjësit mbulojnë shërbimin e urgjencës, por nuk përfshihen në strukturën e urgjencës. Për t’u dhënë pak më shumë kohë pushim dhe leje, punësohet një teknike imazherie, por mesa duket vetëm në letra, pasi askush nuk e njeh Megi Cilmetën
Në 20 janar të këtij viti transmetuam një rast, që tregonte, sesi polici rrugor Arben Kotollaku, procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.Cështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse motrën e Arbenit, ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”. Në këtë moment Arben Kotollaku, polici rrugor, i dhuroi një parfum me cmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit. Për këtë akt, prokuroria regjistroi ndaj policit Arben Kotollaku, veprën penale të ndikimit të paligjshëm.Në një bisedë telefonike me vetë Kotollakun, ky i fundit e pranoi ngjarjen, duke thënë, se nuk ishte për ndikim, por një formë bamirësie apo respekti.Pas këtij akti, të dënueshëm ligjërisht, Kotollakut, nuk i hyri gjemb në këmbë.
Në 7 prill transmetuam rastin e zonjës Hajrie Kogjini një problem, që lidhej me kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit, Hajria ka dashur, që të prona të kalojë në emrin e saj. Ajo bërë të gjitha procedurat nëpërmjet zyrës noteriale dhe vazhdimisht kadastra i ka kërkuar të plotësojë aplikimet me dokumenta. Tani shërbimi i është bllokuar, pasi ka mbushur numrin e aplikimeve të plotësuara. Hajria thotë, se prej nje viti, nuk merr përgjigje dhe as shërbim.Qytetarja iu drejtua edhe Drejtorisë së Përgjithshme i kërkoi Kadastrës Durrës, që të kthejë përgjigje për cështjen e zonjës Hajrie Kolgjini.Vetëm pak ditë pas transmetimit tonë, zonja Kolgjini erdhi në ambientet e TV Klan, bashkë me certifikatën e pronësisë, që e quajti një dhuratë nga emisioni “Stop”.