Mani Sula tregon, se pas një martese 30 vjecare, prej gati një viti nuk mund të kthehet në shtëpi, por ka mbetur rrugëve të fshatit Thanë në Lushnje.Ai thotë, se gruaja e largoi nga shtëpia, pasi vjehrri nuk e donte dhe bindi vajzën e tij të merrte urdhër mbrojtjeje për dhunë. Së fundi edhe Mani Sula është
pajisur me urdhër mbrojtjeje, pasi pretendon, se është dhunuar nga ish bashkëshortja dhe djemtë e tij 15 dhe 17 vjec. Maniu tregon, se fëmijët nuk e kanë mbështetur, pasi e ëma u ka thënë, se ai nuk është babai i tyre i vërtetë.E në fakt këtë dyshim e ka dhe Maniu, pasi për 12 vjet nuk bënë dot fëmijë me gruan.Ish-bashkëshortja Shpresa, mohoi cdo pretendim të zotërisë, ndërsa tha, se i shoqi e akuzonte për moral, kur ajo punonte në pastrimin e shtëpive.Përsa i përket banesës, zonja thotë, se është shtëpia e saj dhe e burrit, por Maniu pretendon, se është banesa e motrës së tij.Në kadastër trualli mbi të cilin është ndërtuar kjo shtëpi, është në emër të nënës së zotërisë, ndërsa për shtëpinë nuk janë kryer veprime.Jorjeta Sinjari, Specialiste e shërbimit Social, bashkia Lushnje, thotë, se është në dijeni të rastit. Sipas saj, Bashkia Lushnje ofron bonusin e strehimit, që do të thotë, se Mani Sula do të gjejë shtëpinë dhe do të paguhet nga Bashkia derisa të zgjidhet situata.
Para pak ditësh në 10 prill treguam, sesi nga portali “infermierët për Shqipërinë” në Malësinë e Madhe, kanë dalë fitues 37 infermierë, që presin për një vend pune. Në Qendrën Shëndetësore të Tamarës, ka dalë një vend vakant në 30 mars 2024. Përveç këtij vendi, në këtë qendër, janë dhe dy infermiere që kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të rrinë në detyrë. Një vajzë është drejtuar në redaksinë tonë, duke thënë se është fituese në portal dhe pret një mundësi punësimi. Por infermieret, që kanë mbushur moshën mbahen nga drejtuesi i qendrës, i cili nuk shfaqet në punë dhe mban zonjat në fjalë për ta mbuluar. Vetë shefi i qendrës, mjeku Ardian Këllici, akuzon gazetaren, për shkeljen, që ka bërë vetë. Nga ana tjetër, në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Malësi e Madhe, na u tha, se drejtori I qëndrës shëndetësore të Tamarës e ka dërguar vetëm para një jave shkresën për dy vendet vakante dhe tani pritet nga Drejtoria e Operatorit te shërbimit të kujdesit shëndetësor të publikohen në portal.
Një qytetar nga Kukësi i ka vënë vicit një fjongo, duke e paketuar si dhuratë.Një tjetër qytetar shqiptar me banim në Gjermani, i ka bërë reklamë restorantit të tij “te Hakija”, duke hyrë edhe në trotuar.