Jemi në Durrës për problemin e maturantes, Dajana Suci, e cila ka përfunduar gjimnazin “Dom Nikoll Kacorri” me rezultate të shkëlqyera, por nuk ka arritur të jetë fituese në asnjërën prej degëve të mjeksisë, që ishte dhe ëndrra e saj.Kjo, për shkak, se në vitin e tretë nuk ka bërë fizikë, pasi nuk bëhej dot një klasë me këtë lëndë, ndaj dhe i është llogaritur 4 në sistemin e pikëve.Albano Zhapaj, ekspert i arsimit, shpjegon, se në formulën e përllogaritjes së pikëve, ka rëndësi të vecantë fizika e vitit të 3-të.Ne i drejtohemi gjimnazit në zonën e ish-Kënetës dhe drejtuesja e kësaj shkolle shprehet, se për fizikën me zgjedhje në vitin e tretë, ka qenë vetëm Dajana, por që të hapej një klasë me këtë lëndë, duheshin të paktën 15 nxënës.
Një djalë ka bërë logon e emisionit Stop. Në Qeparo, disa banorë kanë improvizuar me xhezve e zinxhirë zilen e derës. Në zonën e Gjirit të Lalzit, një qytetar ka mbledhur mbeturinat e bërë instalacion me to. Pas prokurororëve, vetingut po i nënshtrohen edhe pemët në organin e akuzës. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Për problemin e maturantes Dajana Suci, morëm takim në zyrën vendore të arsimit parauniversitar Durrës dhe takuam drejtoreshën e kurrikulave Matilda Leka. Ajo na tha, se kjo zyrë nuk kishte dijeni, për situatën, që Dajana ishte e interesuar të bënte fizikë. Gjithcka mund të bëjë tani, është të shprehë keqardhjen, që vajza me rezultate të shkëlqyera, nuk mund të studiojë mjeksi.Eksperti Albano Zhapaj thotë, se nëse në formulë, nuk do të llogaritej fizika e munguar me notën 4, por me një koeficent tjetër të ulët, Dajana nuk do të penalizohej.