Fredi Shaholli ka lëshuar një objekt me qira nga viti 2004 deri në 2008 për qytetarin Adnant Balla, duke kaluar në emër të tij edhe kontratën e ujit dhe dritave. Pas largimit të këtij të fundit, objekti ka mbetur me debi të konsiderueshme në ujësjellës dhe OSHEE, përkatësish5t në vlerat 25 milionë lekë në UKT e 1.6 milionë në OSHEE. Në vitin 2014, gjykata e ka detyruar Adnantin të paguajë faturat, por deri në vitin 2024, ujësjellësi refuzon të ndryshojë kontratën, pa pagesën e detyrimit të papaguar. Përmbarimi nuk ka mundur të mbledhë detyrimet e qiramarrësit dhe qytetari i ka kërkuar ujësjellësit një zgjidhje. Inxhinierët dhe specialistët e zonës i kanë konfirmuar pasaktësitë e faturave, por janë shprehur, se debinë duhet ta anullojë gjykata.
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e premte, duke kaluan nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.Gjyqtari Erjon Cela e pa të udhës ta lironte ish-basketbollisten Fetahu, e cila ishte përgjuar në komunikim me bandat, duke kërkuar edhe eleminimin fizik të drejtuesit të emisionit “Stop”.Nga qelia së fundi është liruar edhe Irakli Leka, ish-shefi i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.Ai u kap me kamera të fshehtë nga emisioni “Stop”, duke marrë 700 euro për disa ditë leje burgu dhe u akuzua për “Korrupsion pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”.
Disa ditë më parë transmetuam një denoncim ndaj prokurores së Sarandës, Esmeralda Basho. Një i dënuar me 5 vjet heqje lirie, pasi përfundoi dënimin, kërkoi sendet e sekuestruara, pasi vendimi i gjyqit ia mundësonte këtë.Bëhet fjalë për 2 mijë euro, 2 telefona dhe patentën e tij.Prokurorja Basho i tha, se sendet e tij kanë humbur. Avokati Arben Llangozi, shpjegoi, se ky rast është vepër penale dhe përgjegjëse është prokurorja e cështjes Esmeralda Basho.Llangozi tha, se në prokurorinë e Sarandës është regjistruar edhe një procedim për Esmeralda Bashon, por pa emrin e saj, për ta favorizuar.Pa transmetimit tonë, Leo Hysi u thirr në Prokurorinë e Sarandës nga Opgj Altin Avdyli, i cili i kërkoi, që të firmosë, që i ka marrë sendet, në një kohë, që atij i është kthyer vetëm patenta dhe portofoli bosh. Për këtë arsyë ai nuk pranoi të firmosë.Për këtë rast ka reaguar edhe KLP, duke u shprehur, se nga verifikimet, nuk është dokumentuar sekuestrimi i ndonjë vlere monetare.KLP pranon, se nga ana e Prokurorisë së Sarandës është regjistruar procedim penal, për të zbardhur rastin.