Mirela Caro, nga Fieri, denoncon në “Stop”, se mbas vdekjes së parakohshme të bashkëshortit, Agron Caro,familja e burrit kanë luftuar që t’i marrin të gjitha pasuritë, e vënë gjatë kohës që ishin të martuar. Mirela thotë, së ata kanë falsifikuar edhe dokumenta në Këshillin e Qarkut Fier dhe në Hipotekën e Fierit me ndihmën e noteres Adelina Panajoti.Në Këshillin e Qarkut shpjegojnë, se në emrin e Agron Caros ka patur prona, por nuk dinë të shpjegojnë, sesi është ndryshuar destinacioni, në emër të Sotiraq Caros.Në hipotekë tregojnë, se ka patur një kontratë, që Agroni ia ka shitur pronën babait të tij, por në regjistrin e regjistrimit, faqja në fjalë është e korrigjuar.E veja e ka denonuar cështjen në prokurori, por 3 herë cështja është pushuar.Gazetari i drejtohet noteres, që ka bërë kontratën, duke e pyetur për dy kontrata,që ajo ka bërë në të njejtën ditë,por ku duket se ndyshon kaligrafia e fimrës së Agronit.Por ajo thotë, se mund të ketë patur dy makina shkrimi.
Si transportohen paratë në Rinas dhe zhvillime të tjera…?!
34 vjet më parë, në 11 prill 1985 u nda nga jeta diktatori i regjimi komunist Enver Hoxha.Sot në parlament u betuan 3 deputetë të rinj të Partisë Demokratike, ndërsa jashtë të rinj të forumit rinor të partisë Demokratike kishin organizuar një protestë me pankarta e një banak, ku në mënyrë simbolike kanë shitur mandate deputeti me ofertë.Më pas transmetohet një video, që tregon sesi transportohen paratë me avionë në aeroportin e Rinasit, pa masa sigurie.
Kamëz, historiku i pronës, që do të bëhet shkollë për 30 mijë banorë.
Prej disa ditësh po konsumohet një debat mes bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor të Kamzës.Në zonën e Kodër-Kamzës bashkia kërkon të ndërtojë një shkollë për 30 mijë banorët e zonës, ndërsa Universiteti shprehet, se aty është zona e korpusit universitar e do të mbillet me fidanishte. Duke hyrë në origjinën e pronës, rezulton, se ajo ka qenë e motrave Sevasti e Parashqevi Qirjazi. Në vitin 2018 kjo tokë është shpronësuar nga poseduesi dhe tashmë është e hipotekuar në emër të bashkisë së kryeqytetit.Në këtë pikë nuk duket të ketë vend për diskutim për shkollën e ardhshme “Nënë Tereza”.