Një prind nga Tirana është drejtuar në redaksinë tonë, pasi djali i tij, ka pasur dy kriza dhe dyshohej për epilepsi. Ai thotë, se e coi te doktoresha Afërdita Tota dhe ajo i dha për mjekim medikamentin, e quajtur “kepra”. Qytetari tregon, se që të ishte plotësisht i sigurtë, e coi djalin në Itali, ku ilacin, që merrte në Shqipëri, ia hodhën në koshin e plehrave. Pas kthimit nga Italia prindi takoi doktoreshën, e cila i tha, se është në të drejtën e tij, të zgjedhë mjekun, që do. Mjekja neurologe Pasionare Rino, tregon llojet e epilepsive të ndryshme, midis tyre edhe epilepsitë e lehta si ajo e gjumit dhe e temperaturës, të cilat nuk duan mjekim e aq më tepër, kur ka vetëm dy episode.
Monika Kryemadhi ka festuar sot 51 vjet jetë në një mënyrë të vecantë. Para një ujëvare në Tashkent të Uzbekistanit, Kryemadhi ka thënë, edhe jeta e saj ka rrjedhur si një ujëvarë.
Në muajin mars transmetuam problemin e 22 shoferëve të urgjencës në Spitalin e Durrësit, që thanë, se nga gushti 2024, atyre u është ulur paga me 16 mijë lekë të reja. Punonjësit treguan, se punojnë 12 orë dhe paguhen për 8. Po kështu ditët e festave, apo të shtunat e të dielat, nuk u paguhen. Ata iu ishin drejtuar me shkresa Drejtorisë së Spitalit, por nuk kanë marrë zgjidhje. E njejta situatë ka ndodhur edhe me 15 shoferët e urgjencës para spitalore në QSUT, të cilët janë të gatshëm në raste zjarri, aksidenti, mbytjeje, tërmeti etj. Nga korriku i 2024-ës, paga e tyre pati ulje 160 mijë lekë.Për këtë rast pyetëm drejtorin ekonomik të QSUT-së, Afrim Ozuni, i cili tha, se problemi njihet dhe po diksutohet për një zgjidhje. Ozuni ballafaqohet me 15 shoferët e urgjencës paraspitalore, duke u premtuar, që në 10 prill, të kenë një përgjigje pozitive.