Jemi në zonën e Plazhit në Durrës për një konflikt pronësie mes dy familjeve fqinje, Xhemitiku dhe Mustafa. Sipas familjes Xhemitiku, ata kanë jetuar dhe kanë pasur pronën e tyre prej vitesh, por situata ka agravuar rreth një muaj më parë, pasi familja Mustafa ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, duke prishur murin rrethues dhe derën e tyre, për të nisur një ndërtim të ri.Nga ana tjetër, përfaqësuesja e familjes Mustafa, Makbule Mustafa, deklaron, se ndërtimi është kryer në pronën e tyre dhe në përputhje me dokumentacionin, që disponojnë. Ajo shprehet, se ka zbatuar lejen e marrë dhe madje pranon, se derën e fqinjëve e ka hequr dhe e mban në magazinë, duke këmbëngulur, se gjithçka është brenda kufijve të pronës së saj. Drejtoresha e Urbanistikës në Bashkinë e Durrës, Ana Hoxha, konfirmon, se familja Mustafa është pajisur me një leje rikonstruksioni. Megjithatë, ajo thotë, se kjo leje ka përfshirë edhe një shtesë voluminoze, çka ngre dyshime mbi zbatimin korrekt në terren.Ndërkohë, IMT ka ndërhyrë për verifikim dhe drejtori Ilir Ngresi, deklaron, se ndërtimi i ri është konstatuar si pa leje, duke sjellë masa administrative, gjobë dhe pezullim të punimeve. Sipas tij, çështja është referuar në prokurori dhe i është lënë kohë subjektit për ta prishur vullnetarisht ndërtimin. Në të kundërt, autoritetet do të ndërhyjnë për prishjen e tij.
Në zonën e Fushë Mëzezit, furnizimi me ujë është me dhe. Një qytetar na ka dërguar një video, ku tregon, se uji në lavaman është i përzier më baltë, duke, jo vetëm të pakonsumueshëm për t’u pirë, por edhe për nevojat e tjera familjare, larje e aktivitete të tjera.
Pak ditë më parë ishim në Njësinë Administrative nr. 7 në Tiranë, ku jeton Sokol Cakaj, një burrë i cili prej vitesh përballet me paralizë dhe vështirësi të mëdha ekonomike. Për të përballuar jetesën, ai kishte aplikuar për bonus qiraje pranë Bashkisë Tiranë, duke shpresuar, se kjo ndihmë, do t’i lehtësonte sadopak barrën mujore.Fillimisht, gjithçka dukej në rrugën e duhur, por më pas, procedura nisi të zvarritej. Për tre muaj me radhë, Sokol Cakaj u detyrua ta paguante vetë qiranë.Për rastin e tij, gazetarja e “Stop” kontaktoi Drejtorinë e Strehimit, që premtoi të merrej me zgjidhjen e cështjes.Disa ditë më vonë mësojmë, se Këshilli Bashkiak i Tiranës, ia miratoi bonusin e qirasë invalidit Sokol Caka.



