Një e moshuar 76 vjecare, Rabushe Kërcuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve. I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen.Rabushja tregon, se ka vuajtur shumë, duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit, pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.E moshuara banon, në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi. Por ajo pretendon, se nusja e shtëpisë, sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë.Në një video të siguruar, shfaqet nusja, që i bën presion vjehrrës, që të flasë mirë, se do te shohë djali. Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit, pasi ka frikë, se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime, që tregojnë thyerje serioze të gishtave.Pas ndërhyrjes sonë, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i të moshuarës. Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim, për akuzën e dhunës në familje.Ky rast u referua në prokurori.
Kreu i Partisë “Mundësia”, ka dalë vetë në rrugë, ku ka shpërndarë fletë-palosje për qytetarët, duke shpjeguar pika të programit të tij. Shehaj, garon për herë të parë në këto zgjedhje në krye të një subjekti politik, pas largimit nga PD-ja e drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha.
Kristofor Keta tregon shqetësimin e tij në redaksinë tonë. Gruaja e tij Lime Keta, në vitet ‘90-‘94 ndoqi shkollën e mesme pedagogjike “17 nëntori” në Tiranë, mori dëftesën dhe punoi 7 vite në arsim si edukatore. Më pas ajo mori një vit asistencë, por pas 30 vitesh, kur donte të fillonte shkollën e lartë, kopjes së dëftesës, i mungonin notat e vitit të tretë.Ne iu drejtuam Drejtorisë së përgjithshme të arkivave, për të kuptuar, sesi është marrë kjo amzë. Përgjigja, që marrim është, se nga arkiva janë lëshuar kopje të njehsuara me origjinalin. Por amza është marrë me mangësi e nuk është kontrolluar, kur është marrë në dorëzim. Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti thotë, se bëhet fjalë për një gabim, pasi kjo shkollë ka qenë me bursë e nuk e lije dot. Sipas tij, ajo që ka ndodhur, është, që është shitur viti i tretë dhe as gjyqi nuk e zgjidh dot këtë situatë, pasi gjykata nuk mund të vendosë notat.Mehmeti thotë, se në këtë situatë, dikush duhet të ndiqet penalisht.