Në rrugën nacionale Lushnje-Berat ka ndodhur një aksident. Një motocikletë u përplas me një makinë policie e si pasojë humbi jetën drejtuesi i motocikletës 45 vjecari Ilir Lulja.E veja e tij dhe i afërmi i tyre, Ilmi Kapedani tregojnë ngjarjen, që erdhi ngaqë makina e policisë hyri kundravajtje.Hetimi i prokurores së Lushnjes Natasha Prifti u bazua vetëm tek akt-ekspertimet, duke nxjerrë fajtor viktimën e duke mbyllur në këtë mënyrë cështjen.”Stop” sjell dy dëshmi, që provojnë, se fajin e kishte drejtuesi i makinës së policisë, gjë që u pranua në momentin e parë edhe nga vetë efektivët blu.
Sot në Beograd u nënshkrua marrëveshja për roaming ballkanik, apo tarifë zero telefonike për vendet e rajonit tonë.Në një studim të Bankës Botërore rezulton, se banorët e Ballkanit dhe Shqipërisë shpenzojnë 20 deri në 30 vjet të moshës aktive në dembelizëm të plotë. Ndoshta kjo ishte një arsye, që e detyroi sot zëvendëskryeministrin Erion Brace të bënte një kontroll të befasishëm në drejtoritë dhe administratën e Vlorës.
Tiranë, ngatërrohet numri i ID-së, Stop zgjidh problemin e Donald Haris.
Donald Haris, ka ardhur nga jashtë shtetit dhe vendosi të bëjë patentën e tipit B. Pasi regjistrohet në një autoshkollë, i thanë, se nuk mund ta merrte patentën e kategorisë B, por vetëm C. Në sistem rezultonte, se ishte i pajisur me një të tillë. Për dy muaj askush nuk i dha përgjigje për këtë ngatërresë.Sekretarja e autoshkollës i tha gazetares së emisionit “Stop”, se në drejtorinë e patentave me numrin e ID-së së Donaldit, është një person tjetër.Përgjegjësi i zyrës së targave Rasim Allushi, pas interesimit tonë, zbuloi, se numri i ID-së ishte hedhur gabimisht e ngatërruar me Elisjon Skënderaj.Por sipas zotit Allushi, në pak ditë problemi i Donaldit është i zgjidhur.