STOP-EMISIONI 153(Sezoni 8) 4 Prill 2023-“Ti je legen”, polici dhunon qytetarin per parkimin e ben kallzim te rreme.

Më 7 shkurt 2021, në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës, qytetari Islam Kodheli ndaloi mjetin në rrugë në kundravajtje dhe shkoi për të blerë lule te një subjekt.Polici rrugor, Ervis Bejdo, debatoi me të dhe më pas konflikti u pasua me përdorim të forcës ndaj qytetarit.Në ngjarje u ndodhën vjehrri e kunati i Islamit, të cilët gjithashtu u shoqëruan me forcë në polici.Punonjësi i policisë bëri kallëzim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore dhe prokuroria e coi në gjykatë këtë cështje po me këtë akuzë. Ndërsa drejtuesi i mjetit u gjykua dhe u dënua me gjobë për mosbindje të policit.Sipas qytetarëve, asnjë masë nuk u mor ndaj policit dhe tani cështja po zvarritet në gjykatë.Polici është hetuar pa u pezulluar nga puna.Fillimisht punonjësi i Policisë Rrugore Durrës, Ervis Bejdo, në raportin e tij të shërbimit, të datës 7 shkurt 2021, deklaroi se qytetari, jo vetëm, që nuk ishte bindur, por e ka ofenduar dhe kërcënuar me fjalët “Ti je legen”! Ndërkohë, oficerët e Patrullës së Përgjithshme të Durrësit, Ledio Matoshi dhe Shkëlzen Zeqiraj, në raportin e shërbimit, pohuan, se konstatuan, se Halim dhe Elson Allajbej po godisnin dhe po shtynin fizikisht kolegun e policisë rrugore.Prokuroria, në përfundim të hetimit, e coi cështjen për gjykim me akuzën e kallzimit të rremë për policin rrugor dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, drejtuesin e mjetit.Drejtoria e Standardeve të Policisë së Shtetit, në përgjigjen ndaj denoncuesit, shpjegoi, se po pret vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, dhe nëse konstatohen shkelje, do të fillojë hetimi administrativ disiplinor.

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kryeministri Rama dhe lideri opozitar Berisha kanë dalë me podcaste personale. Rama e quajtur “flasim” podcastin e tij, ndërsa Berisha “jeta përtej politikës”. Kryeministri njoftoi, se do të ftojë dhe personazhe nga të gjitha fushat, për të folur në mikrofonin e tij. Ndërsa Berisha tha, se Rama ka kopjuar idenë e tij.

Menjëherë pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop, lidhur me veprimtarinë e noteres Anila Haxhiu, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar kontrollin, për të hetuar ligjshmërinë e veprimeve të saj.Një grup inspektimi i përbërë nga tre punonjës të Ministrisë, do të shqyrtojë për një javë cdo shkelje, që mund të lidhet me punën e noteres.Në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë thuhet, se ajo që ka transmetuar emisioni “Stop” krijon indice, se janë kryer veprime abuzime në kundërshtim me ligjin për noterinë.Nga denoncimet në program pretendohet, se noterja Anila Haxhiu ka hartuar një deklaratë për kalim kufiri në mungesë të palëve, si dhe ka mbajtur shumën e një qytetari për një kontratë shitje pasurie përtej afateve ligjore. Këtyre bëmave të noteres, do t’i shtohet dhe dhuna ndaj gazetares nga ana e saj dhe bashkëshortit, por edhe falsifikimi i vulës, që në QKB i përkiste një blektori si dhe përkthimet problematike të zyrës së saj në disa gjuhë të huaja.Nga ana tjetër edhe Dhoma Kombtare e Noterisë, duke falenderuar emisionin “Stop”, distancohet nga sjelljet jo korrekte dhe jo ligjore të disa noterëve.

Të Fundit