Jemi në Korcë, në ish-konviktin e ndërtimit, ku aktualisht janë strehuar familje të pastreha dhe jetimë.Banorët e kësaj godine tregojnë, se këtu banon edhe një 63 vjecar i vetmuar, i cili për shkak të gangrenës ka prerë një këmbë. Pasi e mbajtën një muaj në spital,e kanë kthyer në godinën e konviktit, pa njeri që të kujdeset për të e pa shërbim shëndetsor.Në një komunikim me drejtorin e spitalin Korcë, Litian Broka, ky i fundit dërgoi ekipin mjeksor, për ta cuar sërish në spital për 10-15 ditë, varësisht nga gjendja e tij shëndetsore.Për situatën kritike të 63 vjecarit, gazetarja e “Stop” foli edhe me drejtoreshën e Shërbimit Social Korcë, e cila premtoi strehimin në një qendër rezidenciale.Por fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij. Më shumë sesa sëmundja, pacientin e vrau indiferenca shtetërore.
Ambasadorja amerikane Juri Kim ishte sot në promovimin e një shkolle si qendër komunitare.Diplomatja e Ëashingtonit dha mesazhe të rëndësishme, duke u thënë të rinjve, se cdo mëngjes duhet të pyesin veten, se kush janë dhe kush dëshirojnë të bëhen.Ambasadorja tha, se qysh kur ka ardhur këtu mban një cantë, ku shkruhet ART, ambition,respect, teamëork.
Në 23 mars transmetuam rastin e vëllezërve Vait dhe Naim Gega, të cilët për një cështje të vjedhjes së pronës, shkuan në Gjykaten e Elbasanit. Cështja e tyre u gjykua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila vendosi ta pushojë në në 9 mars 2021. Ka kaluar më shumë se një vit, por vendimi ende nuk ishtë zbardhur, edhe pse afati ligjor për zbardhjen e vendimit, është 20 ditë.Pas transmetimit në Stop,vëllezërit Gega tregojnë, se u erdhi vendimi zbardhur në shtëpi dhe në kërë mënyrë, kanë mundësi ta ankimojnë.