Bazuar në ligjin për noterinë, një noter, duhet të jetë i certifikuar për gjuhën, që merr përsipër të përkthejë e noterizojë, ose bashkëpunëtori i tij të jetë i licensuar. Ne kemi një dokument zyrtar të lëshuar nga noterja Anila Haxhiu, të cilin ia vemë në dispozicion përkthyeses zyrtare në Gjermani Denida Baholli. Zonja Baholli thotë, se ky përkthim është skandaloz. Faqja e parë, sipas saj, është hollandisht jo gjermanisht dhe e dyta në një gjermanishte problematike.
Dokumenti i lëshuar nga noterja Anila Haxhiu nuk njihet nga shteti gjerman.
Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi përkthen noterja në fjalë.Si të mos mjefotjnë dokumentet problematike të noteres Haxhiu, ne zbuluam, se vula e saj, që provon njohjen e tre gjuhëve të huaja, është e falsifikuar,pasi në QKB na del e qytetarit Pelivan Metushi, blektor në profesion.Avokati Arben Llangozi tregon, shkeljet e noteres problematike. Sipas tij, këtë situatë duhet ta kishte verifikuar edhe Ministria e Drejtësisë edhe ajo e Jashtme.
Të shtunën ishte 1 prilli, një ditë e njohur si dita e gënjeshtrave.Ne ishim në ambientet e parlamentit dhe realizuam intervista plot humor me deputetët, për të cilët thuhet, se gënjejnë më shumë, se cdo kategori tjetër profesionale.
Një rapsod popullor ka krijuar një rapsodi, duke marrë shkas nga puna e gazetarëve të emisionit “Stop”. Ai tregon me vargje e muzikë peripercitë e gazetares me noteren e Fierit Anila Haxhiu dhe reagimin plot kulturë e njohuri të të dërguarës së emisionit “Stop”.