Një faqe online, me emrin “Ane vetëm dashuri”, e me foto profili të një statuje të deformuar të Nënë Terezës, ofron zgjidhje të cdo lloj halli.Dy persona, me emrat Elton dhe Ane, apo Alfonsi dhe Aldiona, hyjnë drejtpërdrejtë nëpërmjet aplikacionit tik tok, duke treguar mrekullitë, që bëjnë.Disa vajza janë drejtuar në redaksinë tonë, duke thënë, se janë mashtruar, pasi kanë dërguar shuma të ndryshme parash, për të gjetur zgjidhje.Ato thonë, se kanë dhënë nga 50 euro deri në 700-800 euro, për t’u bashkuar me bashkëshortët.Aneja i ka kërkuar qirinj dhe sheqer dhe u ka kënduar,por sigurisht pa rezultat.Fatin e provoi edhe e infiltruara jonë. Aneja e këshilloi, që për të kthyer burrin, t’ia shkelë atij këmbën e majtë tre herë me këmbën e saj të majtë. Më pas, sheqerin e kënduar, t’ia hedhë në kek, duke menduar Anenë.
Cfarë quajnë shqiptarët ushqim të shëndetshëm.Më mirë 3 arra, apo 3 speca të mbushur.Ne kemi pyetur qytetarët mbi konceptin e tyre të të ushqyerit shëndetshëm dhe përgjigjet janë plot humor.
Florim Fetiu, një qytetar, i lindur e rritur në Suedi, tregon, se ka blerë një shtëpi pushimi në Sarandë në vitin 2014, por nuk jetoi asnjëherë aty, pasi kishte disa apartamente në atë pallat. Florimi vendosi ta shesë apartamentin në vitin 2024 dhe shkoi të bënte pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Uji ishte në rregull, ndërsa energjia elektrike i rezultoi, se kishte dy fatura të muajit janar dhe mars 2020 me nga 7 milion lekë të vjetra.Bëri ankesë, por nuk mori asnjë përgjigje, edhe pse pretendon, se nuk e ka konsumuar energjinë e faturuar.Ne u drejtuam në njësinë e Oshee Sarandë, ku na thanë, se nuk kanë kompetencë, për të folur për këtë problematikë.Nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është kthyer një përgjigje, ku thuhet, se ankesa është bërë jashtë afatit një vjecar, që lejohet. Nga ana tjetër, apartamenti ka pasur shërbim gjithë kohës dhe nuk u ndërpre asnjëherë dhe pse faturat, pretendohet, se nuk ishin paguar.