Emili Sholla, denoncuese nga Berati, tregon, se ka mbaruar studimet e larta për edukatore cerdheje. Ajo thotë, se ka ndjekur të gjitha hallkat në bashkinë e Beratit e i kanë thënë, se kërkesa e saj do të shihet me prioritet. Por në vendin e saj punojnë persona pa arsimin e duhur.Familja e Emilisë ka bërë një takim me drejtoreshën e Arsimit pranë Bashkisë Berat, Klodiana Hoxha, dhe i është thënë, se përse në cerdhen e Uznovës është punësuar një punonjëse me shkollë të mesme, që ishte sanitare për larjen e rrobave. Drejtoresha tha, se shkolla e lartë, nuk është kriter për punësim.Ndrësa gazetarit tonë ia përmend arsimin e lartë si kriter.
Rreth 5 vjet më parë një ish punonjëse e AISM denoncoi, sesi ajo evidentoi shkeljet dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror nga drejtuesit e saj në këtë agjensi dhe në vend, që të shpërblehej, u penalizua, duke i hequr certifikatën e sigurisë dhe duke e hequr nga puna. Në atë kohë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes u ngrit një grup inspektimi, që përpiloi një raport, që ende sot mbahet i fshehtë.Denoncuesja e kërkoi të drejtën në gjykatë në dy cështje civile dhe penale. Apeli i dha të drejtë zonjës dhe jo Agjensisë, për mënyrën, se si iu hoq certifikata e sigurisë dhe sesi u hodh në rrugë më pas.Dy nga tre zyrtarët e denoncuar nga kjo punonjëse, nuk janë më pjesë e AISM, ndërsa drejtoresha e analizës, Altina Veshi, nuk ka lëvizur nga pozicioni.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë sërish mesazhe force nga palestra, duke u ushtruar. Këtë herë në anglisht, Meta ka thënë, se ndjehet më i fortë dhe me energji.