Rolandi është një qytetar, që tregon, se prej 9 vitesh ka qenë i martuar dhe në 2019-ën është bërë baba i një djali. Në atë kohë është larguar në
Gjermani për të punuar dhë për t’i siguruar familjes të ardhura. Rolandi iku i vetëm për shkak të dokumentave dhe qëndroi për 2 vite, gjatë të cilave
kontribuonte për familjen e tij. Por kur ishte ende në Gjermani, bashkëshortja e tij vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre. Shkëputi cdo kontakt dhe kur Rolandi u kthye në Shqipëri, e takonte djalin vetëm tek kopshti. Rolandi thotë, se e ëma e djalit ka krijuar jetë të re dhe e ka lënë fëmijën tek prindërit e saj. Ai shprehet, se ka 6 muaj pa e takuar të birin, sepse nuk e lejojnë. Fëmija aktualisht rri te gjyshërit dhe ish vjehrra e pranon këtë në një video-regjistrim.Më në fund, kur pas 6 muajsh Rolandi arrin të takojë të birin, ndeshet me kërcënimin e ish-bashkëshortes, që i kërkon të kthejë djalin, se do ta denoncojë në polici.
Lidhur me problematikën e Rolandit, i cili është ndarë nga gruaja e nuk takon dot të birin, që jeton me gjyshërit, psikologia Gejsi Anamali thotë, se babai ka të drejtë ta takojë dhe ta marrë, për të kaluar kohë me të birin, për më tepër që nuk ka një vendim gjykate, që përcakton oraret.Si për cudi, ish-bashkëshortja ka bërë një kallzim në polici, ku ka kërkuar urdhër mbrojte, pasi sipas saj, ndjehet e kërcënuar.
Në emisionin e djeshëm treguam, sesi mishi me origjinë nga Brazili, importohet në Shqipëri nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”. Më pas në etiketë shkruhet, se është mish i freskët nga Kosova.Vetëm për vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kg mish nga kompania “Apetit shpk”. Ne u informuam, se në Shkozet të Durrësit, një biznes në emër të Ilir Gjonit, shet mish të ngrirë brazilian, që hyn nga Kosova përmes “Apetit shpk”.Me kamera të fshehtë, morëm rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositëm 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë.Por dokumentat u bënë sikur 1 ton mish fileto vici ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në janar 2024. Sot Ervin Grucka, Drejtor i Menaxhimit të Riskut në Aku tha, se grupet e kontrollit kanë dalë në terren për të kontrolluar mishin e importuar nga “Apetit shpk”. Nga ana tjetër Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ka pezulluar importin e mishit në Shqipëri nga kompania në fjalë. Ne mësuam, se Spak në Shqipëri dhe Prokuroria Speciale në Kosovë, kanë nisur hetimin kryesisht për skandalin, që rrezikon në shëndetin tonë.