Në 28 janar 2024 rreth orës 22:30 një cift të fejuarish po ktheheshin nga Përmeti në Gjirokastër me makinën e tyre tip Golf. Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë përplasen në korsinë e tyre nga nje automjet tip Benc, që drejtohej nga 21 vjeçari Francesk Kaca. Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit. Fatosi u dërgua te Spitali i Tramumës, ku qëndroi për rreth një muaj. Ndërsa e fejuara e tij dhe 21 vjecari Kaca morën mjekim në Spitalin e Gjirokastrës.Fatosi tregon, se shkak i aksidentit u bë Francesk Kaca, pasi atij iu ca goma e Bencit. Në këtë mënyrë Francesku hyri në korsinë e tij dhe shkaktoi përplasjen. Këtë fakt e pranoi edhe vetë 21 vjecari në momentin e aksidentit, kur 3 të aksidentuarit po ndihmonin njëri-tjetrin. Opgj i Policisë Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka, i cili ka kqyrur vendin e aksidentit, në një bisedë me ciftin denoncues, thotë, se përplasja ka ndodhur në korsinë e Fatosit për shkak të 21 vjecarit.Por 4 ekspertë, Andrea Baxheri, Arben Luzi, Fisnik Ziçishti dhe Naim Hoxha, kanë manipuluar provat, duke nxjerrë përgjegjës për aksidentin të dëmtuarin Fatos Kalemi.
Pas transmetimit të problematikës së zënies së trotuarëve nga tregtarët e fruta perimeve, në redaksinë tonë kanë mbërritur të tjera denoncime.Në rrugën “Vath Koreshi” pranë shkollës së baletit,rruga është zënë me arka produktesh. Një tjetër foto, tregon,sesi trotuari është zënë plotësisht nga një lokal në rrugën “Siri Kodra”, pranë ambulancës numër 3, duke detyruar këmbësorët të ecin në rrugën e makinave e duke rrezikuar jetën.
Policia e Pogradecit njoftoi, se ka ndaluar infermierin Metjan Muço pas denoncimit në emisionin “Stop” mbrëmjen e së martës. 36-vjeçari është ndaluar për veprën penale “Ngacmim seksual”.Mbrëmjen e së martës, një e re 24 vjecare tregoi, në Stop, se kishte shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.
Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë.Në këto momente, infermieri Metjan Muço, filloi ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.Vajza e tronditur është cuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.Të njejtën sjellje infermieri Muco bëri edhe me të infiltruarën e emisionit.