Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën e noteres Anila Haxhiu. Një qytetar ka shkuar atje, për të bërë një leje kalimi për fëmijën, për ta shoqëruar jashtë shtetit, pasi e ëma ndodhet në Rimini në Itali.Fillimisht sekretarja e saj tregon, rrugën ligjore, për një leje kalimi për fëmijën. Pasi qytetari shpjegon, se e ëma e fëmijës nuk ndodhet në Shqipëri, sekretarja na drejton tek noterja Anila Haxhiu. Kjo e fundit, e drejton qytetarin tek bashkëshorti i saj, Ilirjan Ymeri.Ilirjani kërkon 550 euro nënë dorë për leje kalimin e fëmijës, por personi në Itali duhet të firmosë në 4 fleta bosh në mënyrë, që prokura të bëhet.Ilirjani flet me një person dhe udhëzon qytetarin, se në cilin sportel të hyjë nën emrin e tij, të gjithcka të kalojë qetë.
Pas 47 ditësh nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi, gjetja e një dhie të gjallë është konsideruar një mrekulli.Kryeministri Rama ka shpërndarë sot në mjediset e kryeministrisë yje mirënjohjeje për 7 sportistë me rekorde medaljesh ndërkombtare. Rama gjeti rastin të tregonte dhe episode nga Shqipëria komuniste, ndërsa nderonte njerëzit e sportit.
Jemi me qytetarin Enio Sadikaj, për të shpërndarë pako ushqimore për 5 familje. Ato janë familjet Nurçe dhe Ago në njësinë 3, zona e Brrylit, familja Noka në Njësinë Administrative Dajt,familjet Cani dhe Shkoza në të madhe. Të 5 familjet në nevojë kanë shprehur mirënjohjen ndaj emisionit “Stop” dhe qytetarit Enio Sadikaj.