Një prind i një studenti ekselent në Universitetin e Mjekësisë ka denoncuar mosshpërndarjen e bursave të ekselencës për këtë vit akademik, pavarësisht se VKM-ja 903 parashikon përfitimin prej 100 mijë lekësh të vjetra në muaj për studentët me mesatare 9–10. Ndërsa universitetet e tjera i kanë shpërndarë paratë, Mjekësia ende nuk ka publikuar listat dhe nuk ka kryer pagesat.Administrata jep versione kontradiktore për këtë ngërc. Financa thotë, se procesi është në pritje të procedurave dhe frekuentimeve, ndërsa sekretaria pohon, se listat e përfituesve kanë mbërritur.Ndërkohë, rreth 500 studentë pretendojnë, se u kërkohet të nënshkruajnë kontrata për punë të detyruar pas studimeve, në të kundërt rrezikojnë të mos përfitojnë bursën. Sipas avokatëve Klaudi Zholi dhe Adriana Kalaja, ky kushtëzim përbën shkelje ligjore, pasi bursa e ekselencës nuk mund të lidhet me detyrimin për punësim.
Sot në fushë zbresin dy përfaqësuese shqiptare në përballje të rëndësishme ndërkombëtare. Shqipëria përballet me Ukrainën, ndërsa Kosova sfidon Turqinë në një tjetër duel të fortë, ku synohet një paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv.Përballja e Kosovës është shumë e rëndësishme për mundësinë e kualifikimit në botërorin 2026.




