Në vitin 2002, Gjykata e Mirditës ka dënuar për veprën penale të kanosjes shtetasin Artur Mark Jaku, me vit lindjeje 1983, për një ngjarje të ndodhur në fshatin Lurth. Vetë Jaku pretendon, se nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se në atë kohë, ka qenë banor i Rrëshenit.Ai ka marrë dijeni për këtë dënim vetëm në vitin 2025, gjatë procedurave pranë Ambasadës Amerikane, pasi kishte fituar lotarinë, ku dëshmia e penalitetit i rezultoi me këtë precedent penal.Sipas hetimeve të emisionit “Stop”, ekzistojnë dyshime, se çështja është manipuluar nga prokurori i kohës, Ardian Nezha, dhe më pas është thelluar në gjykim nga gjyqtari Ilir Përdeda. Dyshohet, se në vend të autorit të vërtetë, Arturiks Gjergj Jaku, me të njejtin vit lindjeje, nga Lurthi, është vendosur qëllimisht emri i Artur Mark Jakut.Këto dyshime përforcohen nga fakti, se prokurori, gjyqtari dhe i akuzuari janë po nga Rrësheni, ndërsa autori i vërtetë është nga Lurthi. Gjithashtu, viktima e ngjarjes, Zef Lurthi, në një intervistë, ka identifikuar si autor Arturiks Gjergj Jakun. Ky i fundit ka bërë karrierë ushtarake, madje ka qenë edhe në misione në Irak e Afganistan, pa i hyrë gjemb në këmbë. Por sot është dënuar nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike. Denoncuesi, Artur Mark Jaku i është drejtuar Gjykatës së Lezhës për korrigjimin e vendimit, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjyqtaret Artemis Hysi dhe Migena Kosta.Aktualisht, çështja është në Ministrinë e Drejtësisë, për të verifikuar dhe korrigjuar vendimin, duke përcaktuar autorin e saktë të ngjarjes së vitit 2002.
Sot është dita ndërkombtare e mjekëve, te cilën e ka përshëndetuar edhe kryeministri. Emisioni “Stop” sjell pamjet e rralla të vizitës së kreut të qeverisë së kohës në fillim të vitit 1999, kur vetë ai sugjeronte, të mos hahej gjella e spitalit e punonjësit sanitarë të hynin në grevë urie për pisllëkun e kushtet e punës. Madje ai u sugjeronte qytetarëve, të “mendoheshin” mirë, para se të sëmureshin.
Në 18 mars, para disa ditësh, transmetuam denoncimin e një qytetari, i cili tha, se ishte mashtruar nga Denis Lici. Ai rrëfeu, se i kishte dhënë Denisit 1.1 milion lekë, për të ndryshuar kategorinë e patentës për taksi dhe kamion. Me pretendimin, se kishte njohje, Denisi i mori paratë dhe më pas u zhduk.Pavarësisht justifikimeve të vazhdueshme dhe premtimeve për kthim parash, vetëm një pjesë e vogël i ishte kthyer, ndaj dhe qytetari u drejtua në redaksinë tonë.Pak ditë pas transmetimit, qytetari “viktimë” e mashtrimit, na telefonoi, për të na thënë, se Denis Lici, ia ktheu shumën, që i detyrohej atij dhe kunatit.



