Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncon në “Stop”vdekjen e të vëllait në vendin e punës, në kompaninë e dajës së tyre, Bashkim Graci.Ngjarja ndodhi në shtator 2017 në lagjen “zinxhira”, ku i riu, punonjës mirëmbajtjeje në firmë kabllore, u ngjit në shtyllë e gjeti vdekjen nga korenti.Ndërsa kryheshin veprimet hetimore, daja kërkon që të mos bëhet autopsia e viktimës dhe i detyron prindërit e tij, të firmosin në fletë të bardhë, ku më pas shkruan, se nuk kanë asnjë pretendim për aksidentin.Veronika Muka tregon, se iu drejtua prokurorisë, por prokurori Spartak Cocoli vendosi mosfillimin e hetimeve dhe as që njoftoi të interesuarit për këtë.
Bejtja e Shpëtim Gjikës/ shkeljet në emërimin e Majlind Shkirës.
Partia Socialiaste mbajti në fundjavë kongresin e rradhës, por në të nuk ishte ftuar ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Ky i fundit i kishte kushtuar një bejte faktit, që nuk mori pjesë në aktivitetin e rilindasve.Pak ditë më parë, Universiteti i Mjekësisë i ktheu përgjigje kërkesës së “Stop”, për procedurën e emërimit të Majlind Shkirës si auditues në këtë institucion. Në përgjigjen pa përgjigje konkrete, pranohet megjithatë, se Shkira nuk plotëson kriteret ligjore, ndaj dhe është emëruar për 3 muaj, kohë pas të cilës, do të ribëhet procedura e konkurimit.
Asnje hetim per vdekjen e te riut ne pune, prokuroret bejne ping-pong!
Pas interesimit në institucionet e drejtësisë, gazetarja e “Stop” i drejtohet dajës së të ndjerit, njëkohësisht administratori i “Graci kabllor”, Bashkim Graci. Ky i fundit thotë, se deklarata për mosbërjen e autopsisë ka qenë emocionale, ndërsa me deklaratat e tjera ka punë familja e viktimës.Në prokurori, Spartak Cocoli ishte i pezulluar dhe cështja kishte kaluar te Emëror Kasaj, por sërish nuk është bërë asgjë për të hetuar për aksidentin, që i mori jetën të riut.