Ndodhemi në aksin Lushnje-Fier, tek vendi i njohur si “pushimi i shoferëve”.Ledion Toshkollari, tregon, se është shofer taksie, që paguan gjithë taksat. Në shkurt blen në Gjermani një mjet të tipit “volsvagen sharan”, duke paguar doganën e prerë siguracionin. Kur do ta conte makinën për kontroll fizik, kapet nga policia e Fierit dhe i bllokohet automjeti, pasi dilte “alert” në sistem.
Ledioni thotë, se u paraqit në komisariat, ku qëndroi një orë, por makinën nuk e mori dot.Aty u mor në pyetje nga OPGJ Arben Mihaj, dhe materialet iu kaluan prokurorisë. Ledioni ka mësuar, se prokuror cështje është caktuar Andi Bogace, por megjithë shkresat, që ka bërë, nuk i kanë sqaruar asgjë. E vetmja gjë, që ka dëgjuar në korridoret e komisariatit, është, se akuzohet për trafik.
Gazetarja e Stop komunikon me OPGJ Arben Mihaj dhe ky i fundit i thotë, se cështja ka vajtur në prokurori dhe është në hetim.Pas interesimit me zëdhënësin e Policisë Vendore Fier, Egi Doko, gazetarja mëson, se njëri nga policët, që ka qenë në detyrë, ka parë mjetin në rrugë, ka raportuar në radio dhe targat e mjetit në fjalë janë identike me një motomjet yamaha, ndaj dhe është bllokuar makina.Në këtë pikë policia i ka nisur shkresë Interpolit dhe ka marrë përgjigje, se cdo gjë ëështë në rregull.Tani problemi është, se rasti ka shkuar në prokurori dhe duhet të vendosë prokurori për kthim sendi.
Mesditën e sotme nisi cmontimi i dyerve të blinduara të selisë blu.Kjo ndodhi pa dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe kërkesës së përsëritur për bashkim.Si cdo të enjte u mbajt sot seanca parlamentare e rradhës. Në rendin e ditës ishte një mocion debati me kryeministrin për cështjen e rritjes së cmimeve.Në mungesë të kryeministrit Rama, i cili ndodhet në Bruksel në samitin e Nato-s, replikat e debatet u zhvilluan mes deputetëve dhe disa ministrave.Nuk munguan momentet pikante edhe në këtë seancë.
Jemi në fshatin Tresh të Lezhës për problemin e Mark Lekës, i cili në vitin 2013 ka blerë një autokombajnë të vitit 1988. Por prej 8 muajsh nuk po e pajis dot me dokumente dhe targa. Edhe pse ka hyrë në fuqi pajisja me targa për këtë lloj makinerie bujqësore, Marku ka 9 muaj, që vjen vërdallë sa në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit rrugor Lac, sa në Drejtorinë e Përgjithshme, pa mundur të zgjidhë gjë. Ne i drejtohemi Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Lac dhe aty na thuhet, se kërkohet konfirmim nga Drejtoria e Përgjithshme, në mënyrë, që më pas të vijohet me targimin.Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop” shkresa u përcoll në Lac dhe ne shoqëruam Markun, që më në fund mori targat.