Në “Stop” ka mbërritur një denoncim për mungesën e një mjeku okulist prej më shumë se 6 muajsh në poliklinikën e specialitetve në qytetin e Kavajës.Të gjithë qytetarët e Kavajës, që kanë probleme me sytë, drejtohen në Durrës ose në Tiranë. Ne komunikuam me zëvendësdrejtorin e spitalit rajonal Kavajë, që thotë, se është shpallur vendi vakant, por nuk ka okulistë në qytet.Madje me humor, ai i kërkon gazetares së “Stop” të bëhet okuliste dhe të punojë në këtë qytet.
Boga është e mbushur me plehra. Në Iballë të Pukës vazhdon masakra e prerjes së pyjeve. Një person në Tropojë është duke kaluar lumin me një njeri në kurriz në mungesë të urës.Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Emisioni Stop ka transmetuar rastin e Siborës, vajzës tre vjecare, e cila është diagnostikuar me leucemi. Babai i saj Mikal Muca, bëri apel për ndihmë dhe ne jemi rikthyer në QSUT, për të treguar solidarizimin me këtë rast. Një kolektiv në një rrobaqepsi në Paskuqan kanë dhuruar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndërsa Abaz Beka nga Italia, ka dhuruar 100 euro. Në 21 janar emisioni Stop ka transmetuar rastin e Edi Bajraktarit, djalit nga Shkodra i cili ishte i sëmurë dhe kishte shumë nevoja, mes të cilave një vinc, për ta lëvizur dhe për ta ngritur.Ne kemi shkuar sërish në fshatin Prezë, pasi Lumturie Skoku dëshiron t’i bëjë një dhuratë Edit, një vinc i pajisur me veshje dimërore dhe verore.