Poezi patriotike shqiptare nga Donald Lu dhe stafi i tij.
Sot në vend u festua dita e Sulltan Novruzit, por edhe dita e demokracisë, pasi 26 vjet më parë PD fitoi zgjedhjet pluraliste.Stafi i ambasadës amerikane, përfshirë ambasadorin Donald Lu janë shfaqur në një video të rradhës, duke recituar poezi patriotike të rilindasve shqiptare.Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e një zyrtari të transportit në Fier, Themistokli Foto, i cili ka diplomë të falsifikuar. Drejtori i institucionit, Bardhyl Kapaj, publikon shkresën zyrtare, me të cilën i është drejtuar universitetit, për t’i vënë në dispozicion diplomën origjinale.
Kontrata skandaloze koncensionare, që penalizon Portin e Durrësit.
Pak kohë më parë, emisioni “Stop” transmetoi detaje nga kontrata skandaloze koncensionare e Portit të Durrësit, që rëndonte në pjesën shtetërore të këtij institucioni, duke devijuar masterplanin në fuqi. Një gjë e tillë u bë me qëllimin e qartë për të favorizuar koncensionarin gjerman EMS APO. Megjithëse kryeministri Edi Rama dhe ministri Gjiknuri kanë pranuar publikisht situatën e keqe në port, nuk është bërë ende asnjë lëvizje në drejtim të zgjidhjes.
Arben Xhemali, përgjegjësi i promocionit të Autoritetit Portual Durrës, në lidhje me historinë e qytetit të Durrësit u shpreh: “Durrësi është një ndër qytetet më të lashta të Shqipërisë dhe për vetë historinë që ka ky qytet, ka lindur për të qenë qytet port. Porti i Durrësit është 2000 vjet i vjetër si port”.
Sipas hulumtimeve të arkeologëve dhe ekspertëve të fushës, ka rezultuar se Durrësi është krijuar në vitin 627 para Lindjes së Krishtit, por në bazë të disa elementëve të tjerë arkeologjik plotësues, qendra i ka themelet edhe më herët.
Gazetari i emisionit “Stop” pasi përgatiti një historik të Durrësit, tha se nuk dihet ende nëse e ka krijuar qyteti portin apo porti qytetin. Ai shtoi se Bill Clinton në vitin 1999 e ka cilësuar Portin e Durrësit si nyjen kryesore të Korridorit 8.
Në Dhjetor të vitit 2017, emisioni “Stop” ka investiguar kontratën koncensionare të Portit të Durrësit me kompaninë gjermane EMS APO. Master plani i vitit 2009, i miratuar me VKM në qeveri, e ndau Portin e Durrësit në 6 sektorë kryesorë, por me një kontratë të çuditshme në vitin 2013, një pjesë e portit iu dha me koncension kompanisë gjermane EMS APO, e cila e devijoi master planin.
Drejtori i Drejtorisë Juridike APD, Elio Jani u shpreh se nuk e disponon dokumentacionin përkatës për të shpjeguar se përse është devijuar master plani nga kontrata koncesionare, duke thënë: “Di vetëm që devijimi ka ndodhur, domethënë në kontratën koncensionare nuk është zbatuar në përputhje të plotë me master planin e miratuar në vitin 2009 nga VKM”.
Kontrata koncesionare e kompanisë gjermane EMS APO e strukturoi portin në 4 sektorë, terminali lindor, perëndimor, i kontinierëve dhe i pasagjerëve.
“Operatori ekonomik në këtë rast ka qenë mjaft i privilegjuar, shteti jo”, tha drejtori Jani.
Një tjetër skandal i EMS APO është dhënia pa të drejtë e projektit TAP.
Drejtori i Portit Durrës u shpreh për gazetarin e emisionit “Stop”: “Porti humb në 100 lekë nëqoftëse 1 ton kushton 100 lekë. Po ta bënim tek Terminali Perëndimor merrnim 100 lekë, e bëjmë tek Terminali Lindor marrim 33 lekë. Pse duhet t’i humbim? Çfarë kushtesh më tepër ka ai nga ne? Asnjë gjë më tepër nuk ka…
Drejtori i Portit Durrës – Porti humb në 100 lekë nëqoftëse 1 ton kushton 100 lekë. Po ta bënim tek Terminali Perëndimor merrnim 100 lekë, e bëjmë tek Terminali Lindor marrim 33 lekë. Pse duhet t’i humbim? Çfarë kushtesh më tepër ka ai nga ne? Asnjë gjë më tepër nuk ka… Unë e kam hedhur, edhe pa dëshirën time. Më kuptoni, po ju flas shumë hapur sepse është një shqetësim real për mua.
Sipas kontratës, EMS do të merrej me mineralet, por në territorin që ka zaptuar kryhet puna edhe për mallrat gjeneralë. Në kontratë nuk është parashikuar as mbushja e kontenierëve me minerale, megjithatë kompania koncensionare e bën.
Drejtori i Drejtorisë Juridike APD, Elio Jani thotë se kjo kompani nuk ka të drejtë t’i kryejë këto aktivitete.
Gazetari i emisionit “STOP” ve në dukje se Terminali Perëndimor, që është në administrim të Autoritetit Portual Durrës nuk është funksional, ndërsa ai Lindori, që është në administrim të EMS APO, puna vazhdon normalisht.
Kontrata koncensionare, e lidhur në Maj të vitit 2013, ka paralizuar Portin e Durrësit dhe punon vetëm gjysma e tij. Drejtori Jani thotë se Autoritetit Portual Durrës nga viti 2013 deri në 2015-n ka humbur rreth 420 milionë lekë të vjetra për shkak të kompanisë gjermane. Ai shtoi:“EMS APO nuk na jep pjesën tonë prej 11%, që na takon!”
Pak kohë më parë, kryeminstri Rama ishte pranë portit të peshkimit në Durrës, ku u shpreh: “Pavarësisht se ju jeni të kënaqur me këto që janë bërë, unë i konsideroj zgjidhje të mbijetesës. Pra, pa këto ju ishit në një luftë: jam sot, s’jam nesër , dal sot, ngec në rërë nesër. Ne i dimë problematikat e këtij porti, nuk është ideali, por ka edhe më mirë them unë”.
Po ashtu reagoi edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili pas një takimi me administratën e Autoritetit Portual të Durrësit, konstatoi problematikat që ka ky institucion me terminalet dhe koncensionarin gjerman.
“Jemi duke bërë një inspektim në Portin e Durrësit, duke parë sesi operojnë kryesisht terminalet, që publiku e di që janë dhënë më koncension, shpeshherë të kritikueshme dhe këtë s’kemi pse ta fshehim”.
Por pavarësisht këtyre reagimeve nga funksionarët e shtetit, ende nuk është bërë asgjë për këtë koncension dhe këtë e pohoi edhe drejtori i Drejtorisë Juridike në APD.
“Që kur ka ardhur emisioni juaj e deri më sot që po flasim, problematika është e njëjtë! Nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga EMS APO. Ata vazhdojnë të ushtrojnë normalisht aktivitetin çdo ditë!“
Kamëz, thellohet skandali i abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike.
Disa ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin abuziv me ndihmën ekonomike në Kamëz, rast për të cilin u shkarkua dhe u çua për ndjekje penale administratorja sociale, Dhurata Çali.
Drejtoresha e Shërbimit Social të Tiranës, Luneda Sufali u shpreh se pas denoncimit të emisionit “Stop”, shërbimi social zhvilloi një audit, nga ku rezultoi se ishin përfshirë edhe 5 administratorë të tjerë në abuzim.
“Shërbimi social ngriti grupin e auditit dhe vëzhgoi komplet familjen Qema. Në këtë situatë nuk është përfshirë vetëm një administratore, zonja Dhurata Çali, por janë përfshirë edhe 5 administratorë të tjerë. Sipas VKM-së, numër 955, të vitit 2016, anëtari madhor i familjes është i detyruar të paraqitet për të plotësuar deklaratën 3-mujore të ndryshimit social ekonomik. Kjo deklaratë është hedhur në sistemin e regjistrit elektronik të ndihmës ekonomike nga 6 administratorë: Sinan Çerpja, Rilinda Dauti, Luan Xhika dhe kryesisht peshën më të madhe e mban Dhurata Çali, Alltana Dura dhe Esmeralda Troçi”.
Drejtoresha Sufali deklaroi se institucioni që drejton ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për të gjashtë administratorët e rastit abuziv të ndihmës ekonomike dhe se gjithashtu Rabie Mema, administratorja që ka tërhequr çdo muaj pagesën e ndihmës ekonomike për familjen Qema, duhet të kthejë dëmin financiar të shkaktuar nga ky abuzim, me vlerën e 228,960 lekë të reja.
“Ju falenderoj shumë për këtë indicie që morëm nga ju dhe dua t’i bëj thirrje të gjithë administratorëve në gjithë Shqipërinë që të jenë shumë korrekt në detyrë dhe të mos abuzojnë, në mënyrë që edhe ne të mos jemi para situatave të tilla”.