STOP-EMISIONI 143(Sezoni 10) 9 Korrik 2025-“Kurrsen hic s’kam mor”, gruas me 8 femije i marrin leket e raportit te lindjes.

Jemi në Kukës me zotin Fiqir Lashi, baba i fëmijëve. Meqë bashkëshortja po mbushte moshën e përfitimit të një pensioni si nënë me shumë fëmijë, Fiqiri shkon të interesohet në Sigurimet shoqërore, ku i rezulton, se i janë derdhur kontribute si bujk në emër të gruas së tij Minire Lashi dhe janë marrë pagesat e raporteve të lindjes për periudhën 2000-2010, kohë, kur kanë ardhur në jetë 5 fëmijë të familjes Lashi. Zotëria thotë, se as ka derdhur detyrime e as marrë para raportesh.Në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve në Kukës, drejtoresha Anila Sokoli na tregoi regjistrin e derdhjes së kontributeve si bujk për vitet 2001-2009 në emër të Minire Lashit, si edhe një mandat në bankë të vitit 2001. Denoncuesi, nga ana tjetër, e mohon, që gruaja e tij të dijë, sesi hyhet në bankë. Përsa i përket borderove të pagesave të raporteve të lindjes, drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore shprehet, se ato kalojnë në postë dhe kanë kaluar afatet e ruajtjes në sigurime.Nga ana tjetër, në Postë na thonë, që sot, borderotë kthehen në sigurime brenda 24 orëve. Ne bëmë dhe një bisedë me zonjën Minire Lashi, e cila thotë, se nuk ka shkuar kurrë në bankë dhe nuk ka marrë raport lindjeje për asnjërin nga fëmijët.

Një shimpaze i është hedhur në qafë një burri, që e kishte shpëtuar vite më parë. Përqafimi, mëse i ngrohtë e tejet njerëzor, ka prekur rrjetin, duke vënë në dukje, se ndonjëherë, kafshët janë më mirënjohëse se njerëzit.

Jemi në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon, se prej disa kohësh, një i moshuar, i afërm i tij, i vë zjarrin pronës së tij, duke pretenduar për pronësi. Në shkrumb kanë përfunduar edhe banesa e ullishtja.Autoritetet nuk po gjejnë zgjidhje, për shkak të moshës 86 vjecare të autorit të zjarrvënies.I moshuari Seit Haxhiaj është nën masën “arrest shtëpie”, por lëviz lirisht.Ne e takuam Seitin dhe ai pranoi, që i kishte vënë zjarrin ferrave, por mohon ta ketë bërë këtë me banesat e ullinjtë. Kur i tregojmë videon, i moshuari pretendon, se është montazh.Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, 86 vjecari Seit Haxhiaj është kapur në flagrancë, duke vënë zjarr dhe është shoqëruar disa herë, pasi ka thyer masën e sigurisë. Për shkak të veprës së përsëritur, materialet janë referuar në prokurori.

Të Fundit