Në redaksinë tonë janë drejtuar 22 shoferë të urgjencës në Spitalin e Durrësit, që thonë, se nga gushti 2024 atyre u është ulur paga me 16 mijë lekë të. Punonjësit thonë, se punojnë 12 orë dhe paguhen për 8. Po kështu ditët e festave, apo të shtunat e të dielat, nuk paguhen. Ata i janë drejtuar me shkresa Drejtorisë së Spitalit, por nuk kanë marrë zgjidhje.Shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi, shpjegon, se sipas një auditi, kanë rezultuar shkelje me pagesat e shoferëve.Gazetarja bashkë me 22 denoncuesit i drejtohen administratës së spitalit dhe shefja e zyrës së financës Eneda Shyti, thotë, që do t’i bëjë shkresë Ministrisë, që ky rast të shqyrtohet.Nëndrejtoresha e spitalit, Klementina Meçi, shpjegon, se pret konkluzionet e auditit, për të reflektuar mbi këtë problematikë e për të zgjidhur problemin e 22 shoferëve të urgjencës.
Replikat Rama-Basha janë kthyer tashmë në një humor të përditshëm.Së fundi kreu i koalicionit Euroatlantik Basha ka sfiduar Ramën, duke i kujtuar socialistët, që tashmë janë në burg. Basha thotë, se Rama është ose më buf se bufi, ose nona e kësaj pune. Nga ana tjetër krybashkiaku Veliaj, nga qelia ka liruar nga detyra nënkryetaren e komanduar Anulea Ristani, për të emëruar në vend të saj, të besuarën e tij Sara Goxhaj.
“Devoll Hydropoëer” është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit norvegjez Statkraft, që ka ndërtuar dhe operon me Hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit, bazuar në një koncesion të miratuar nga Parlamenti Shqiptar. Si pasojë e këtij investimi, në fshatin Kodër Zgjupë, u dëmtuan banesat, pasi nga punimet, eksperimentet nëntokësore krijuan shkarje.Disa banorë ankohen, se u janë dëmtuar banesat, dhe janë bërë verifikimet, kur ata kanë qenë në emigrim. Kryetari i bashkisë, Besian Ajazi thotë, se e ka kërkuar tre herë zgjidhjen e problemit të banesave të këtyre banorëve.