Stop -EMISIONI 143 (SEZONI 5) 18 mars 2020-Qendra shendetesore 2 pa analizen e tiroides, s’ka para per reagente.


Në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve numër 2 në kryeqytet nuk bëhen analizat e tiroides, edhe pse kanë qenë të planifikuara në muajt janar dhe shkurt.Kjo pasi mungojnë reagentët. Nga ana tjetër në disa klinika private këto analiza kryhen kundrejt pagesës jo të vogël.Juristja e Qendrës shëndetësore numër 2 thotë, se mungesa e reagentëve është problem i buxhetit, që celet me vonesë dhe kjo përsëritet gjithmnonë.Në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore thonë, se faji është i Qendrës Shëndetësore, pasi buxheti është celur që në shkurt dhe fonde ka, por qendra nuk i ka bërë llogaritë sic duhet.

Lejet e qarkullimit të makinave për njerëz në nevojë dhe gra shtatzëna apo persona me emergjenca shëndetësore, janë kthyer në problem për qytetarët. 17 shqiptarë janë bllokuar në Spanjë dhe nuk kanë mundësi të kthehen në vend për shkak të bllokimit të fluturimeve. Ata thonë, se janë lënë në mëshirë të fatit nga ambasada jonë në Spanjë. Po kështu një qytetar është drejtuar në emisionin Stop, për të shprehur shqetësimin e tij, se babai, një i sëmurë terminal në Genova, kërkon të kthehet në Shqipëri, por as ambasada dhe as konsullata nuk e ndihmojnë për këtë. Nga ana tjetër Ministria e jashtme shqiptare, kërkon anullimin e udhëtimeve dhe kujton numrat e emergjencës në shërbimet konsullore.Duke përfituar nga situata e koronavirusit, disa qytetarë kanë vijuar masakrën e prerjes së pemëve në Leshnjë të Ersekës. Një ditë më parë transmetuam problemin e policëve të burgjeve, që ankoheshin, se nuk merrnin pagesat e transportit,të gradave, vjetërsisë në punë, apo uniforma. Ka reaguar sindikata e shërbimeve policore, duke kërkuar 15 mijë lekë të reja në muaj më shumë për këtë kategori.

Në këto kohë të vështira vetizolimi nevoja më e madhe është për familjet, që e kanë shumë shumë të vështirë të sigurojnë ushqimet bazë.Elvis Naci, përfaqësuesi i fondacionit Firdeus tregon, se së bashku me emisionin Stop është ndërmarrë nisma, për të dalë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ai thotë, se është zgjedhur pikërisht fshati Krrabë, pasi aty familjet kanë qenë shumë të varfra, për shkak të largësisë, papunësisë dhe këta banorë e kanë të vështirë mbijetesën.Fillimisht janë shpërndarë ndihma ushqimore për 6 familjet e para, që kanë më shumë nevojë.

Të Fundit