Në rrjesh po qarkullon një meme, që thotë, se tani, që u rrit cmimi i karburantit, vajzave do ju bëhet ëndrra realitet, pasi princi i kaltër do ju vijë me kalë.Nga ecja e gjatë në këmbë, shputa e këmbës është bërë si kurriz breshke. Një qytetar është filmuar duke marrë gjak në spitalin e Korcës jashtë cdo kushti. Pak ditë më parë i dhuruam Korrados një organo, ndërsa sot kemi gati kitarën, duke i kompletuar atij orkestrën. Janë këto disa episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
