STOP-EMISIONI 142 (Sezoni 9) 19 Mars 2024- “E donte për të vrarë veten, i dashuri bënte shenjë”, produkti i ndaluar në treg

Në farmacitë bujqësore, fostoksina është e ndaluar me ligj të tregtohet. Por kjo nuk i pengon aspak tregtarët, që ta shesin atë.Kamera e fshehtë e emisionit “Stop”ishte në Kucovë, Shkozë,Paskuqan e Kamëz, për të blerë fostoksinë. Kudo e blemë lehtësisht fostoksinën e ndaluar, me arsyen, se na duhej për të helmuar qentë.Farmacistët madje kanë këshilluar edhe sesi ta përdori, duke e futur në salcice, që të mos e nuhasë qeni. Në një rast, tregtari tregon, se ka ardhur edhe një grua, për ta përdorur fostoksinën për vetëvrasje, ndërsa i dashuri i saj i bënte me shenjë, të mos ia jepte.

Agron Dalipaj, gjuhëtar dhe studiues, thotë, se De Rada është censuruar nga institucionet, pasi botimi i kolanës së veprave të plota të tij, nuk gjendet në asnjë librari.Ne u ndalëm në Biblotekën Kombëtare, ku punonjësja na thotë, se ka vetëm një kolanë të vitit 2014 dhe një studim të De Radës, i përkthyer në vitin 2020.Ne shkuam edhe në fakultetin e gjuhë-lëtërsisë, ku na u vunë në dispozion pjesa e parë e veprave letrare të De Radës nga Kolana e Ministrisë së Kulturës. Në Akademinë e Shkencave pranë Biblotekës, na thanë, se botimi është bërë mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës dhe është dhuruar.

Një qytetari i dehur ndjek rregullat e qarkullimit rrugor, edhe pse në këmbë, sapo sheh ngjyrat e kuqe dhe jeshile. Një tjetër qytetar ka shkruar si reklamë në makinën e tij “babai i radiatorëve”.

Të Fundit