Pasditen e djeshme një person, i quajtur Andi Zorba, ka goditur gazetarin e emisionit Stop, Andrelin Prifti, në rrugën “Pjetër Budi, pas Ambasadës Amerikane në Tiranë. Zorba, ka guxuar ta qëllojë gazetarin me shkelm, pasi ishte denoncuar disa herë nga qytetarët, se i ka mashtruar, duke i premtuar kontrata në skuadra futbolli, por u zhdukur, pasi ka marrë paratë.Gazetari ka bërë kallzim në komisariatin numër 1 dhe i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.Ky nuk është rasti i parë i goditjes së gazetarëve tanë për shkak të detyrës.Në korrik 2017,një investigim i emisionit ‘Stop” tregoi, se një kamion i ngarkuar me mbetje spitalore, përfundoi në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës.Gazetari i “Stop” Genci Angjellari, kërkoi shpjegim për krimin mjedisor nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, ushtroi dhunë mbi gazetarin.Në mes të shkurtit 2022, gjatë një investigimi për pretendimet e një zonje për hapjen e një testamenti, noterja Majlinda Lleshi e mbylli zonjën në zyrë, derisa kjo e fundit thirri policinë.Pasi erdhi policia, noterja Lleshi, në sy të forcave të rendit, kërcënoi gazetarin e “Stop”, se do ta vriste, duke e goditur fizikisht atë dhe kameramanin.Në fundmarsin e vitit 2023, noterja e Fierit Anila Haxhiu, pasi mashtroi një qytetar dhe e kapur me presh në duar, mbylli me celës në zyrë gazetaren e “Stop”. Më pas ajo thirri në ndihmë bashkëshortin Ilirjan Ymeri dhe ky i fundit goditi me grusht kameramanin.10 ditë më parë gjatë shqyrtimit të një problemi të një zonje me kadastrën, drejtori i ASHK-së Kamëz Vorë, Agron Cerri iu shmang përgjegjësisë, por në sy të tij një person, që shoqëronte drejtorin, e goditi në shpinë me celular gazetaren e emisionit “Stop”.
Seanca e sotme parlamentare ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë për prezantimin e programit të qeverisë së re dhe debatin, që e shoqëron.Por gjithcka u mbyll në 20 minuta, pasi opozita nuk lejoi zhvillimin e seancës normale, duke u cuar në foltore e duke hedhur letra në drejtim të qeverisë.Shumicën e kohës sot e mori Diella, ministrja e krijuar me inteligjencë artificiale, e cila tha, se nuk duhet të gjykohet as nga origjina e as nga pamja, por nga puna, që do të kryejë.
Në fund të qershorit transmetuam një problem nga qyteti i Beratit, ku në 21 mars 2025, rreth orës 18.30 është përplasur një shtetase nga një makinë. Disa ditë më pas policia shoqëroi dhe i sekuestroi automjetin Opel astra, qytetarit Emiljano Vera. Ky i fundit tha, se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë, ka dalë nga shtëpia rreth orës 17.00. Në rrugën e aksidentit, ai tha, se ka kaluar më vonë, sesa koha e përplasjes së zonjës.Një dëshmitar, i ka thënë, që makina, që e aksidentoi, ishte një pezho e një punonjësi policie.Vetë zonja tregoi, se i thanë, se në makinë ka qenë një djalë i ri dhe nga makina, ka zbritur një vajzë. Pas transmetimit tonë, Emiljano ka marrë makinën e tij dhe na dërgon një video falenderuese.