STOP-EMISIONI 139(Sezoni 8) 15 Mars 2023-Skandali, kadastra mbi gjykaten, heq pezullimin e regjistron pronen.

Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë në vitin 1998 dhe si u kujtua vëllai i saj në 2009-ën ta hedhë në gjyq, me pretendimin, se është shtëpia e tij.Konflikti mes tyre kaloi në gjykatë, ku vëllai Arben Musaka, goditi deklarimin e legalizimit në emër të të motrës dhe sipas Gjykatës së Lartë, leja e legalizimit kaloi në emër të vëllait.Kjo e fundit hapi një tjetër proces, duke kërkuar njohjen pronar dhe gjykata i ka njohur 82 % të investimit të shtëpisë. Për këtë arsye,leja e legalizimit qëndroi e pezulluar në Kadastër për 5 vjet, deri në përfundim të gjyqit.Por Kadastra në shkelje të hapur, ka hequr pezullimin e legalizimit, duke hipotekuar pronën në emër të vëllait Arben Musaka. Zëvendësdrejtori Indrit Osmani, ngre supet dhe thotë, se këtë kompetencë e ka drejtori.Ky i fundit, Mariglen Disha, premton ta takojë denoncuesen, por gënjen e shmanget, pasi nuk mund të justifikojë aktin e tij.

Me rastin e shpalljes së lumit Vjosa Park Kombtar, kryeministri Rama është pritur me një këngë të dedikuar nga grupi polifonik i Tepelenës.

Dy javë më parë trasmetuam një ngjarje të ndodhur në Polis, Elbasan në 11 janar 2018. Pronari i një sasie të madhe cigaresh, demaskoi zyrtarët e hetimit, të cilët u korruptuan nga i dyshuari kryesor i vjedhjes, Ismail Balla. Në magazinën e tregtarit nga Cërriku, u gjetën 54 koli cigare, që përputheshin me cigaret e vjedhura, sipas investigimit, që i dëmtuari bëri.Në 15 janar 2018, policia Elbasan, e përfaqësuar nga eksperti kriminalist Gentian Hidri, konstatoi në praninë e viktimës dhe të dyshuarit, Ismail Balla, sasinë prej 54 koli cigaresh. Atë natë eksperti Hidri e përcolli denoncuesin dhe të nesërmen bëri bllokimin e cigareve të vjedhura. Por eksperti kriminalist Gentian Hidri, ia la në ruajtje cigaret e vjedhura, të dyshuarit kryesor, Ismail Balla. Ky marifet i dha kohë dhe mundësi, që Ismaili të zëvendësonte kolitë e vjedhura me koli të tjera, të blera sipas tij, në Fier në Berat.Por faturat e shitjes nuk përputhen. Pas publikimit të provave nga ana e emisionit “Stop”,mësohet, se Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim të ri.Tani gjykata e Elbasanit duhet të kthejë sërish këtë dosje në prokurori për detyrat e parealizuara.

Të Fundit