Një ish i dënuar , i cili vuajti një dënim prej 2 vjet e 4 muaj në burgun e Rrogozhinës, për një vepër penale, denoncon në emisionin “Stop” një rast të pastër korrupsioni. Punonjësi i SHKB-së së Rrogozhinës, i cituar me emrin Redian, në bashkëpunim me avokatin Nazmi Totraku, i kanë kërkuar 1000 euro, që ai të mos bëhej pjesë e një ngjarjeje të ndodhur në dhomën, ku ish-i dënuari qëndronte edhe me katër të tjerë dhe ku u gjet një telefon.Kjo ngjarje ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës, në tetor të vitit 2021.Bledar Toçi, që kishte blerë telefonin, ia sqaroi SHKB-së mbas dy ditësh, që telefoni ishte i tij dhe nga tabulatet e zbardhura, u pa se të tjerët nuk kishin të bënin me këtë ngjarje.
Dje ishte dita e verës dhe grupi i xhirimit i “Stop” udhëtoi në kryeqytetin e festës, Elbasan.Elbasanllinjtë e vjetër, por edhe qytetarë nga cdo zonë e Shqipërisë, iu gëzuan festës dhe rrezeve të diellit. Nuk munguan pyetjet tona pikante për simbolikën e festës, ballokumen e Elbasanit.
I burgosuri i burgut të Rrogozhinës negocion me Redionin e SHKB-së për ulje tarife, që të mos e përzienin në cështjen e gjetjes së telefonit. Por Rediani thotë, se 1000 euro është tarifa më e ulët, pasi ishin disa veta në pjesë, ai, prokurori dhe avokati.Pas disa bisedave, tarifa nuk ndryshon dhe “lëshimi” më i madh që i bëhet të burgosurit, është afati i dorëzimit të shumës.Pas këtij momenti realizohet dhe takimi, ku dorëzohen plot 1000 euro, që i burgosuri i burgut të Rrogozhinës, të mos penalizohet për telefonin e shokut të dhomës.