STOP-EMISIONI 138(Sezoni 10) 1 Korrik 2025-Nderron jete, s’e lene te vdese, e moshuara duhet ta provoje vdekjen ne gjyq.

Jemi në Bulqizë, ku Muhamet Koçi tregon, që nëna tij ka ndërruar jetë në 2 shkurt 2025, por nuk e cregjistrojnë, pasi pashaportizimi i saj figuron në Xhafzotaj, ndërkohë, që ajo ka marrë marrë shërbim mjeksor në Gjoricë të Bulqizës, ku edhe jetoi deri në fund.Ne provuam edhe në varreza, se ndjera Fatime Koci kishte ndërruar jetë.Në Qendrën Shëndetsore të Gjoricës, mjeku Telmond Veliu, thotë, se i ka dhënë shërbim të ndjerës, por skedën nuk ia bënte dot, pasi nuk e kishte paciente. Ai thotë, se e ka pajisur me një vërtetim, që e moshuara ka ndërruar jetë. Sipas mjekut, Skeda e Vdekjes do një numër dhe një kod, që ka pasur pacienti, i cili duhet të figurojë në vendbanim.Në njësinë Xhafzotaj, aty ku e ndjera ka gjendjen civile, Fatime Koci figuron e gjallë, pasi e vetmja mënyrë për cregjistrim, është me skedën e vdekjes.E vetmja zgjidhje për të cregjistruar Fatimet është gjykata, që duhet të provojë vdekjen e saj.

Një elefant ka hyrë në një dyqan, ku ka marrë vetëm një snack.Një fotograf profesionist ka qenë duke fotografuar një cift para muzeut të Luvrit në Paris, por është penguar nga një turist, që nuk pranonte të lëvizte.Fotografi ka bërë fjalë, por turisti nuk është tundur nga e tija, ndaj fotografi thjesht e ka shmangur me fotoshop.

Ndodhemi në njësinë numër 5 për një kontrate qiraje mes dy palëve, ku njëra prej tyre e ka prishur në mënyrë të njëanshme.Bukurie Çuçka, tregon, se ka një dyqan, që ia kishte dhënë me qira Slejdi Begës, për dy vite nga 2023-2025. Pala marrëse duhet të paguante 350 mijë lekë në muaj. Për një vit gjërat shkuan mirë, por pas një viti qiraja nuk u pagua më. Janë bërë 4 milionë e gjysmë lekë pa paguar dhe zonja Bukurie kërkon paratë dhe celësin e dyqanit.Në ambientin, që ka marrë me qira Slejdi Bega, punonjësit thonë, se shefi ka shkuar në Gjermani. Gazetarja komunikon me një familjare të Slejdit, e cila premton të kthejë paratë brenda dy javësh.

Të Fundit