Një zonjë 64 vjecare në Kamëz tregon, se është dhunuar nga një grua 40 vjecare në oborrin e një supermarketi, të quajtur Basha po në Kamëz.Kallzimi është bërë në 24 korrik 2019, por prokuroria mbylli hetimet, edhe pse zonja kishte përshkrim mjeksor për goditje në kokë dhe raport 9 ditor.Emisioni “Stop” ka arritur të sigurojë pamjet e dhunës nga kamerat e biznesit, ku ka ndodhur ngjarja dhe në video duket, që 64 vjecarja ndiqet nga e reja dhe kjo e fundit e godet fizikisht. Të gjitha këto fakte nuk kanë qenë të mjaftueshme për Prokurorinë e Tiranës.Avokatja Eda Grimci shpjegon, se e dëmtuara mund ta cojë cështjen në gjykatën civile dhe të kërkojë dëmshpërblim. Përsa i përket vendimit të pushimit, avokatja thotë, se vendimi ka mangësi të patolerueshme.
Seanca parlamentare e së enjtes është anuluar për shkak të masave ndaj koronavirusit, deri në një njoftim të dytë.Televizoni gjerman ZDF ka realizuar një kronikë për Shqipërinë, ku nënvizon edhe rolin e emisionit “Stop” në denoncimin e rasteve të korrupsionit në vend, sidomos në sektorin e gjyqësorit.
Ndalemi në Gramsh në shtëpinë e zonjës Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,për trombozë në mushkëri, i është dhënë ilaci xarelto , që nuk e merr dot me rimbursim.Pas kthimit në qytetin e saj, mjeku i familjes i thotë, që nuk i jep dot xarelto, pasi me protokoll duhet të provojë njëherë ilace të tjera.Hazbia tregon, se deri tani ilacin e ka marrë me lekë borxh, pasi pensioni nuk i del për ta blerë, kur një kuti kushton 80 mijë lekë. Mjeku i familjes Lavdërim Shuli nuk jep asnjë shpjegim për procedurën, por le zyrën, duke thënë, se është me leje. Ndërsa drejtoresha e qendrës, Ermira Kastrioti, thotë, se dhënia e medikamentit kufizohet nga libri i barnave, që vjen nga Ministria e shëndetësise. Pra, zonja duhet të bëjë dy terapi të tjera, dhe në qoftë se ato dështojnë, të mjekohet me Xarelto. Por nga ana tjetër Kastrioti thotë, se për rastin e 82 vjecares, do të gjendet një zgjidhje.