STOP- EMISIONI 138 (SEZONI 4) 13 mars 2019-Manovra e avokatit, transferon klientin në Fier, fiton gjyqin e dëmshpërblimit.

Aleko Beqiri, banor i Pogradecit,është aksidentuar në vendin e punës, në një fabrikë, që prodhon karrike në vitin 2017. Ai kishte përdorur ashensorin e objekteve dhe jo të punonjësve e për pasojë theu këmbën.Por ndërsa nisi gjyqin e dëmshpërblimit, avokati Ardian Dauti e transferoi gjendjen civile të Alekos në Fier, ku kishte njohjet e veta brenda sistemit të drejtësisë: gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani.Deri tani në dy shkallët e para të gjyqësorit, Aleko Beqiri ka fitur të drejtën e dëmshpërblimit në vlerën e 150 milionë lekëve të vjetra, ndërsa pritet Gjykata e lartë.Por “Stop” ka mësuar, se Aleko Beqiri nuk ka jetuar asnjë ditë në Fier dhe as fëmijët e tij nuk janë shkëputur nga shkolla në Bucimas. Nga ana tjetër, Aleko dhe bashkëshortja e tij pohojnë, se gjithcka është sajuar nga avokati Ardian Dauti, i cili u ka kërkuar më shumë se gjysmat e parave.

Protesta e fermerëve: hedhin mollët e derdhin qumshtin në rrugë.

Kreu demokrat Lulzim Basha ishte në Peshkopi, ngaku ftoi banorët e këtij qyteti, që t’i bashkohen në Tiranë në protestën e 16 shkurtit. Fermerë e tregtarë ngritën zërin për mungesën e fuqisë blerëse. Madje disa prej tyre hodhën në rrugë mollët, që sipas tyre, nuk po u shiten as me cmim simbolik.Edhe fermerë nga Devolli kanë hedhur mollët, pasi nuk u shiten. Fermerët e Lushnjes e Fierit derdhën në rrugë qumshtin, në shenjë proteste ndaj hyrjes në fuqi të TVSH-së në 1 janar.Në parlament u betuan sot edhe 7 deputetë të rinj opozitarë, mes të cilëve edhe Lefter Maliqi. Ky i fundit tha, se lëvizja e deputetëve majtas e djathtas ka ndodhur dhe është duartrokitur gjithmonë.

Skandali, shkarkohet nga hipoteka, emërohet në shkelje auditues te mjekësia.

Një vit më parë, në prill 2018, “Stop” transmetoi problematikën me ish kreun e hipotekës së Pogradecit, Majlind Shkira, i cili pak ditë më vonë u shkarkua me vendim të formës së prerë.Por së fundi emisioni “Stop” ka mësuar se Shkira është katapultuar si auditues në Universitetin e Mjekësisë me disa shkelje: pa konkurim, i shkarkuar më parë dhe pa 3 vjet ekspericencë në këtë detyrë, sic e kërkon ligji.Prej ditësh gazetarja është drejtuar në të gjitha hallkat e universitetit në fjalë, por përgjigja është shtyrë pa ardhur kurrë.Përgjigje premtoi edhe kryetarja e Bordit të Administrimit Adriana Berberi, por sërish nuk u bë transparencë mbi emërimin e Majlind Shkirës.Vetë Shkira tha, se plotëson kriteret, por do të vendosë mbledhja e bordit.

Të Fundit