STOP-EMISIONI 137(Sezoni 11) 13 Mars 2026-Gruaja gris faturen para kameras, fermeret blene aty fidane te lakres me dy koka

Në fshatin Jagodinë Elbasan, disa fermerë i janë drejtuar redaksisë sonë, Stop duke denoncuar një problem me prodhimin e lakrës me dy koka, që sipas tyre, u ka dëmtuar rëndë ekonominë. Fermerët thonë, se produkti nuk po gjen treg dhe dëmet për secilin prej tyre, arrijnë nga 8 deri në 20 milionë lekë të vjetra.Sipas tyre, problemi lidhet me farën e lakrës, që kanë përdorur. Për këtë arsye, ata i janë drejtuar prodhuesit të farës, Agim Boja, i cili mohon përgjegjësinë dhe shprehet, se fenomeni mund të jetë shkaktuar nga kushtet klimaterike dhe jo nga fara.Gazetarja shkoi pranë subjektit të prodhimit të farës, ku bashkëshortja e Agim Bojës deklaroi, se nuk i njihte fermerët, që pretendonin, se kishin blerë farën aty, duke grisur edhe faturën para kamerës. Megjithatë, dy agronomë, Briani dhe Mikel Hoxha, konfirmuan, se fara ishte shitur nga ky subjekt dhe njëri prej tyre pranoi, se mund të ketë pasur probleme me farën.Për këtë fenomen u pyetën edhe disa specialistë të bujqësisë. Agronomë të ndryshëm dhanë dy versione: disa e lidhin problemin me farën, ndërsa të tjerë me kushtet klimaterike dhe procesin e rritjes së fidanit.Nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Elbasan, përgjegjësja e AREB, Luljeta Bodurri, deklaroi, se institucioni është në dijeni të rastit dhe është ngritur një grup pune, për të hetuar situatën. Sipas saj, nëse rezulton, se problemi ka ardhur nga fara, fermerët do të dëmshpërblehen.

A kanë frikë shqiptarët nga lufta, që ka shpërthyer në Iran dhe a janë të gatshëm të luftojnë, nëse do të jetë e nevojshme. Ne u jemi drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe disa thonë, se nuk i tremb lufta, por të parët, që duhet ta përballojnë atë, duhet të jenë politikanët, si nismëtarët e luftrave. Për të tjerët, ky front është shuëm larg Shqipërisë.

Lidhur me fenomenin e lakrës me dy koka në zonën e Elbasanit, dy agronomë, Briani dhe Mikel Hoxha, konfirmuan, se fara ishte shitur nga ky subjekt dhe njëri prej tyre pranoi, se mund të ketë pasur probleme me farën.Për këtë fenomen u pyetën edhe disa specialistë të bujqësisë. Agronomë të ndryshëm dhanë dy versione: disa e lidhin problemin me farën, ndërsa të tjerë me kushtet klimaterike dhe procesin e rritjes së fidanit.Nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Elbasan, përgjegjësja e AREB, Luljeta Bodurri, deklaroi, se institucioni është në dijeni të rastit dhe është ngritur një grup pune, për të hetuar situatën. Sipas saj, nëse rezulton, se problemi ka ardhur nga fara, fermerët do të dëmshpërblehen.

Të Fundit