Jemi në Berat, ku në 21 mars 2025, rreth orës 18.30 është përplasur një shtetase nga një makinë. Disa ditë më pas policia shoqëroi dhe i sekuestroi automjetin Opel astra, qytetarit Emiljano Vera. Ky i fundit shprehet, se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë, ka dalë nga shtëpia rreth orës 17 e në rrugën e aksidentit, ka kaluar më vonë, sesa koha e përplasjes së zonjës.Një dëshmitar, që është afruar tek e aksidentuara, thotë, se një tjetër person, i ndodhur në vendngjarje, i ka thënë, që makina, që e aksidentoi ishte një pezho e një punonjësi policie.Vetë zonja tregon, se i thanë, që në makinë ka qenë një djalë i ri dhe nga makina, ka zbritur një vajzë. Por ajo vetë, nuk ka mundur të shohë dhe të identifikojë asgjë.Momenti i aksidentit është filmuar nga një celular, dhe mund të bëhet fjalë për një makinë Opel Astra, por nuk identifikohet targa.
Një qytetar tregon, se ka vendosur që më fund t’i lajë borxhet njëherë e mirë e të clirohet prej tyre. Ai ka marrë letrën e borxhit dhe e ka futur për ta larë në lavaman. Një i moshuar është shpallur kampion në skuter, për shkak të akrobacive që bën mbi skuter në një park.
Një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar nga puna, pasi e akuzuan për konsum alkooli, ndërkohë që shpjegon, se alkool nuk ka konsumuar, por lënë narkotike po, pasi ia kërkonte detyra, të ishte në mes të bandave.Cështja shkoi në gjykatë dhe në vitin 2022 u zbardh vendimi nga Gjykata Administrative e shkallës së parë, që ky ish-punonjës të dëmshpërblehej me 8 paga. Por Gjykata Administrative e Apelit nuk e ka marrë ende në shqyrtim këtë cështje që nga viti 2022.Ne shkuam të interesohemi, se pse nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për përshpejtim, që qytetari ka bërë, por na thuhet, se janë në shqyrtim dosjet e vitit 2018.