STOP-EMISIONI 137(Sezoni 10) 12 Mars 2025-Paguan me bono privatizimi, kadastra i mban miliona, per dy leke, ngerci.

Një qytetare solli në redaksinë tonë shqetësimin, lidhur me faturën e privatizimit të parcelës ndërtimore. Sipas saj, 15.069 lekë do paguhej në lekë e ndërkohë gjysma tjetër e shumës, në bono privatizimi. Zonja është detyruar të blejë bono me vlerë 20 mijë për vetëm 69 lekë. Ajo thotë,, se kjo quhet vjedhje. U interesuam në bankë, për të kuptuar, se cfare bono duhet të depozitojmë, referuar kësaj fature, të lëshuar nga ASHK, por na thanë, se duhet të marrë bono 20 mijëshe e nuk kthejnë kusur.Në ASHK sqarojnë, se pagesën nuk e merr ky institucion, por shkon në degën e thesarit në Ministrinë e Financave.Ndërsa vetë Ministria e Financave shpjegon, se pagesa, që kalon nga ASHK, është në lekë dhe jo në bono.Sipas ekspertit të ekonomisë, Panajot Sako, i duhet dhënë mundësi qytetarit, që të blejë bono në vlerën e kërkuar prej tij, për të mos cuar në abuzim financiar për të.

Deri sot në mesnatë është afati i publikimit të listave të kandidatëve për deputetë. Ky afat ka bërë, që zyrtarët dhe aktivistët e partive, të përjetojnë ethet e pritjes, për të parë, nëse do e kenë emrin në lista, dhe a do të jenë në zonën e sigurtë, apo në fushën e betejës.

Disa javë më parë transmetuam një problematikë ne qytetin e Vlorës. Gjeladina Ramadani, na tregoi, se në vitin 1993 privatizoi një dhomë në një apartament në këtë qytet. Dhoma tjetër e të njejtit apartament, u privatizua nga Sulbena Balili. Pas 30 vitesh, Balili e shet pjesën e saj takuese, por në dokumentet e shitjes, ishte e gjithë sipërfaqja e apartamentit. Si të mos mjaftonte kjo, Gjeladina tha, se kur u bë shitja, ajo nuk mundi të futej në dhomën e saj, pasi pala tjetër ndryshoi bravat e ajo hyri me polici.Në tetor 2024 Kledion Zenelaj bleu apartamentin nga Sulbena Balili dhe Kledioni na tregoi, se ka blerë 40 metra katrorë e ka bërë dhe certifikatën e pronësisë.Noterja Niada Cela, që ka bërë shitjen, shpjegoi, se cdo gjë e ka bërë konform rregullave e ligjeve. Rezulton, se për të njejtin apartament, janë hapur 2 numra pronësie dhe sipërfaqja nuk korrespondon me realitetin. Pas interesimit tonë, ASHK na sqaroi, se do të duhet një deklarate noteriale nga të dyja zonjat, që pranojnë, se sa metra kanë secila, në mënyrë që të prodhohet certifikatë pronësie me sipërfaqjen, që ekziston në realitet.

Të Fundit