Jemi në Vlorë në Rrugën transballkanike, për problemin e zonjës Katrina Mitraj, e cila në vitin 2019 porositi një apartament te firma “Binaj 2003”, duke e likujduar plotësisht. Sot, pas kaq vitesh, pallati nuk ka përfunduar dhe ndërtuesi kërkon para ekstra, nëse zonja kërkon ta mbajë.Në të kundërt, Gentjan Binaj, i thotë, që t’i kthejë aq para sa ka paguar Katrina.Ne komunikuam me administratorin e firmës, i cili pretendon, se janë rritur cmimet e nuk mund ta ndërtojë pallatin me këto lloj pagesash.Ai thotë, se as që pyet për kontratë e noter, pasi është vetë Zot i punës së vet.Drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Zambak Selmani, thotë, se për pallatin në fjalë, nuk ka asnjë kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit. Noteri Ardian Stamo shpjegon, se pala ndërtuese, nuk është në kushtet, që mund të ndryshojë cmimin. Nga ana tjetër avokati Arben Llangozi, shprehet, që ndërtuesi është në kushtet e veprës penale të vjedhjes përmes mashtrimit.
Sa solidarë jemi me të pamundurit dhe sa i ndihmojmë ata. I veshur si një e moshuar, e kërrusur dhe me probleme shëndetsore, gazetari ynë ka dalë me shkop nëpër Tiranë, duke kërkuar ndihmë. Disa qytetarë e kanë ndihmuar, ndërsa të tjerët kanë vijuar rutinën e tyre të qetë. Por situata kthehet në humor, kur gazetari, pasi cohet në këmbë, nis të bëjë pompa e të kërcejë.
Në redaksinë tonë janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas tyre, puseta e ujrave të bardha përzihet me ujrat e zeza dhe i gjithë vendi mban erë të keqe, duke u kthyer në vatër infeksionesh.Vetë banorët i kanë bërë dy herë shkresë zyrtare UKT-së, por nuk kanë marrë asnjë përgjigjie. Gazetarja e “Stop”njofton inxhinierin e UKT-së, Ervis Dema, i cili pasi njihet me rastin, sjell punëtoret e UKT-së, duke zgjidhur problemin në kohë rekord.