Video pikante “made in Albani”.
Në këtë pjesë të emisionit transmetohen video të sjella nga qytetarët. Në to do të shihni cudira të cilat ndodhin vetëm në Shqipëri. Shoferi i autobusit të Paskuqanit pi cigare gjate ngarjes së urbanit ndërkohë që e shoqëron edhe një qytetar duke tymosur të dy sëbashku. Një qytetar tjetër ka marrë një gjobë, sepse ai ka parkuar makinën e tij në trotuar, ndërkohë si ai kanë parkuar edhe disa të tjerë, por që për fatin e mirë të tyre, nuk kanë rënë në sytë e policië. Gjithashtu do të shfaqen rradhë te gjendja civile e Durresit në mesin e temperaturave të larta të stinës së verës.
Spitali i Bilishtit, ja si abuzohet me punonjësit dhe shërbimet.
Pas ankesës së një sanitareje të Spitalit të Bilishtit, “Stop” udhëtoi drejt këtij qyteti.Zonja ishte hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. Gjatë një debati me drejtorin dhe motrën e denoncueses, del në pah abuzimi me këtë vendim. Gazetarja e emisionit vëzhgoi edhe kushtet në spital. Carcafët e konsumuar binin në sy, edhe pse për këtë problem u hoq nga puna një sanitare. E si të mos mjaftonte kjo, një kioskë “qëndron stoike” në oborrin e spitalit, pasi askush “nuk e vë re”. Kapakun ia ve një ish kaldaist i këtij spitali, i cili ka marrë një gjobë nga auditi për arsye se ka punuar me orare shtesë. Dhe më e cuditshmja, kjo gjobë i ka ardhur pasi është larguar nga puna.
Odisea e qytetarit me kompaninë Albpetrol.
Një qytetar nga Fieri i është drejtuar emisionit Stop, pasi ai nuk po e gjente të drejtën që i takon. Ka kryer 80 gjyqe dhe sërish asgjë. Odisea e tij ka marrë fund vetëm pasi ai ka kërkuar ndihmën e emisionit Stop.