Në vitin 2021 kemi transmetuar denoncimin e zotit Drilon Leci, 23 vjec, nga Kosova, i angazhuar si lojtar futbolli. Ai tha, se ishte mashtruar nga një person, i quajtur Andi Zorba. Ky i fundit, i ka shkruar Drilonit në rrjetet sociale, duke iu prezantuar si menaxher futbolli, dhe duke i premtuar, ta ndihmonte të bëhej pjesë e klubit Samsumspor në Turqi. Kjo lëvizje, do t’i kushtonte Drilonit 5000 euro. 23 vjecari i dërgoi 1450 euro, por kontrata nuk u bë.Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë. Një futbollist nga Kosova prej nëntë vjetësh, tregon, se ka rënë pre e mashtrimit të Andi Zorbës. Deri më sot Zorba i ka marrë 4600 euro, duke i dërguar në këmbim ftesa dhe kontrata false.Denoncuesi ka shkuar në Itali dhe ka pritur tre muaj për një kontratë, por asgjë nuk ka ndodhur. Andi Zorba ka hapur Facebook fals dhe e ka kontaktuar mua.Të dy janë takuar ë Pisa, ku futbollisti ka qenë me testime. Mashtrimin e ka kuptuar, kur është takuar me një lojtar nga Shkupi, me të cilin Andi ka folur shqip.Në materialet, që denoncuesi na ka vënë në dispozicion, kuptohet qartë, se ai ka rënë pre e një mashtrimi, të organizuar nga Andi Zorba, që është prezantuar si menaxher futbolli, duke i premtuar transferim të sigurtë drejt Italisë.Pasi ka marrë paratë, Andi është zhdukur. Në provuam të flasim me të, por bëri sikur nuk i punonte interneti, për të ndërprerë komunikimin.
Është bërë virale një video, që tregon mbretëreshën e Holandës Máxima, në një moment ironie ndaj presidentit amerikan Trump.Skena është zhvilluar të mërkurën në pallatin mbretëror, ku mbretëresha, në krah të të shoqit, drejtohet nga kamerat me një buzëqeshje e shqipton “thank you very much”, për të imituar më pas me një gjest teatral, lëvizjet e pangatërrueshme të presidentit Trump.
Gjatë një ndërhyrjeje në Kongresin Spanjoll, deputetja Ione Belarra, sekretare e përgjithshme e partisë Podemos, një parti e së majtës ekstreme, ka sulmuar fort Naton, duke e quajtur një organizatë terroriste kriminale. Belarra ka kërkuar edhe daljen e Spanjës nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, duke thënë, se anëtarësia vë në rrezik sigurinë kombtare.
Jemi në fshatin Gorre të Lushnjes, ku banorët na thonë, se prej 6 muajsh, Qendra shëndetsore është e mbyllur, ndërkohë që dy 2 mjeket, kanë kaluar njëra në Lumth dhe tjetra në Kolonjë. Pasi ishte miratuar rikonstruksioni i qendrës shëndetsore, kjo masë u anullua dhe vendos Ndërtimi i Qendrës së re në fushën e sportit të këtij fshati, pa asnjë konsultim me komunitetin.Drejtoresha e Urbanistikës në bashkinë e Lushnjes, Mimoza Haxhiu, thotë, se është vendosur për ndërtim të ri, pasi kostoja ishte më e ulët dhe IKMT nuk prishte dot vetëm katin e parë teknik, ngaqë ndërtesa rrezikonte shembjen, për shkak të amortizimit, ndryshe nga ajo, që kishte propozuar Instituti i ndërtimit. Nga ana tjetër, bashkia nuk ka një plan për rrethimin dhe sigurimin e perimetrit. Përsa i përket cështjes, se cfarë do të bëhet me ndërtesën aktuale, drejtoresha u shpreh, që nuk ka informacion.