STOP-EMISIONI 134(Sezoni 11) 10 Mars 2026-Motra kerkon te nxjerre motren nga shtepia, per shkak te borxhit, zgjdhja

Çifti i moshuar Zenel Hyseni dhe Bafte Hyseni iu drejtuan emisionit “Stop”, pasi rrezikonin të dilnin nga shtëpia për shkak të një konflikti familjar, që zgjat prej vitesh. Konflikti nisi në vitin 2011, kur ata blenë banesën dhe kunati i tyre, si ish-i përndjekur politik, përfitoi një kredi prej 40 milionë lekësh të vjetra dhe ua dha për ta përdorur, me marrëveshje verbale, që kredia do të paguhej prej tyre në emër të tij.Pas disa vitesh marrëdhëniet mes motrave u përkeqësuan dhe kredia u kthye në burim konflikti. Çështja përfundoi në gjykatë, por gjatë procesit palët arritën një marrëveshje në një zyrë ndërmjetësimi me ndërmjetësuesen Drita Avdyli, sipas së cilës familja Hyseni duhej të paguante 25 mijë euro brenda 10 ditësh, ndërsa çdo vonesë do të kushtonte 100 euro në ditë.Sipas çiftit, ata ia dorëzuan shumën prej 25 mijë eurosh avokatit Korab Zenuni, që ta kalonte në llogarinë e ndërmjetësueses, por pagesa nuk u krye për një vit. Për pasojë, borxhi u rrit nga 25 mijë në 58 mijë euro për shkak të kamatëvonesave. Avokati deklaroi, se paratë i kishte transferuar, ndërsa ndërmjetësuesja e mohoi kategorikisht këtë gjë.Pas verifikimeve dhe ndërhyrjes sonë, u arrit një marrëveshje mes palëve. Familja Hyseni do të paguajë vetëm shumën fillestare prej 25 mijë eurosh, pa kamatat e akumuluara prej 33 mijë eurosh, duke i dhënë fund konfliktit.

Qeveria e Maltës po shqyrton një skemë të pazakontë, për të ulur trafikun në rrugët e vendit. Sipas planit, të rinjtë deri në moshën 30 vjeç, mund të përfitojnë 25 mijë euro, nëse pranojnë të heqin dorë nga patenta e makinës për një periudhë 5 vjecare. Kjo iniciativë synon të ulë numrin e makinave në qarkullim dhe të lehtësojë trafikun e rënduar në ishull, ku numri i automjeteve është shumë i lartë krahasuar me madhësinë e territorit.

Qytetari Setki Nura u ankua në redaksinë tonë për një aksident të ndodhur në Tiranë, ku mjeti i tij i punës, një dumdum, u dëmtua, pasi u përplas nga një automjet tip Mercedes-Benz. Aksidenti ishte i shumëfishtë dhe për këtë arsye, rasti u hetua nga Policia Rrugore dhe më pas materialet u dërguan në Prokurorinë e Tiranës.Specialisti i aksidenteve Klaudio Dorti tha, se policia e ka përfunduar hetimin dhe tani çështja ndodhet në prokurori. Ndërkohë, Setki Nura i bën apel prokurorit, që të përshpejtojë procedurën, pasi mjeti i dëmtuar është burimi i tij i vetëm i të ardhurave.

Të Fundit