Një konflikt verbal, që ka përfunduar në dyert e drejtësisë, është konsumuar në shkollën e mesme “Gramoz Palushi” në Babrru.Drejtori i shkolloës, Abaz Hoxha, brenda të gjitha rregullave, ka cuar për trajnim mësuesen Aurela Baca. Por pak minuta pas këtij komunikimi, i shoqi i Aurelës, Skënder Baca,e telefonon drejtorin dhe e kërcënon, pasi i ka cuar të shoqen për trajnim, pa e pyetur. Më pas Skënderi i shkon drejtorit edhe në zyrë, duke e thelluar kërcënimin, me tagrin e personit, që punonte në Prokurorinë e Përgjithshme.Biseda është e regjistruar dhe duket qartë kërcënimi i Skënderit, ndaj drejtorit të bashkëshortes.Dy vjet pas kësaj situate, Abaz Hoxha shkon të bëjë denoncim dhe e gjen veten të denoncuar nga Skënder Baca.Prokuroria në këto kushte lëshon urdhër pezullimi nga detyra për drejtorin e shkollës, por jo për punonjësin e saj, që e kish kërcënuar në zyrë.Pas një kalvari të gjatë, Gjykata e Apelit ktheu në detyrë drejtorin e shkollës e po kështu veproi edhe drejtoresha e ZA Kamëz, Ermioni Cekani.
Ylli Shehu bëhet deputet, Basha heq dorë nga të kënduarit.
Sot në Tiranë u mbajt sërish edhe seancë parlamentare edhe protestë në ambientet e jashtme të Kuvendit. Në parlament bënë betimin 4 deputetë të rinj nga listat e LSI-së, mes të cilëve edhe këngëtari Ylli Shehu.Nga ana tjetër, jashtë sallës së parlamentit u përsërit rituali i protestës, por këtë herë me incidente të vogla e hedhje shashkash, pa përdorimin e gazit lotsjellës.
VKM, që kundërshtojnë njëra-tjetrën, ndryshojnë listat e ekselencës.
Studentët e juridikut denoncojnë në “Stop” ndryshimin e listave të studentëve të ekselencës.Në mes të janarit u publikua një listë emërore, e cila më pas u ndryshua.Studentët e ekselencës marrin 100 mijë lekë të vjetra në muaj dhe nuk pagujnë për vitin akademik.Punonjësja e sekretarisë në universitet, pranon, se listat janë ndryshuar. Sipas saj, VKM-ja e parë kërkonte mesatare aritmetike, ndërsa e dyta mesatare të ponderuar. Si pasojë shumë studenta janë hequr nga listat e ekselencës.