Mirëqenia ekonomike, që na vjen nga droga???
Një nxënës i klasës së dytë, i quajtur Gelmo Serreqi ka sjellë në “Stop” karikaturën e bërë prej tij, me mënyrën, sesi ai i sheh Saimirin e Gentin. Në Portin e Durrësit kanë mbërritur agjentë të DEA-s amerikane, për të parë procedurat e kapjes së 163 kg kokainë javën e kaluar në këtë port.Ndërsa Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët, duke shtruar pyetjen, nëse gjithe kjo drogë përkthehet në mirëqenie ekonomike.
Skandali, kavanozët nga kazanët e plehrave në fabrikat e salcave e markete.
Objekt i kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” është bërë shitja e kavanozëve nga kazanët e plehrave, direkt në fabrikat e salcave dhe produkteve të tjera ushqimore.
Emisioni “Stop” ka provuar me zë dhe figurë, sesi kavanozët, që mblidhen në kazanët e lagjeve të Tiranës e Durrësit, shiten nëpër fabrika produkteshushqimore dhe si të mos mjaftonte kjo, të palara e të patrajtuara.
Qytetari – Çfarë bëre?
Pronari – Si je? Si kalon?
Qytetari – Ne kemi një punishte në Fier…
Pronari – Po…
Qytetari – Me kështu… me sukot…
Pronari – Me çfarë?
Qytetari – Sukot, me biterat edhe pak me salcat. Si jeni me vazot… kavanozat? Çfarë grumbulloni?
Pronari – Grumbulloj të gjitha llojet… edhe shesim përditë.
Qytetari – Përditë? Me sa lekë shitet copa?
Pronari – Sipas llojit.
Qytetari – Për shembull e sukos?
Pronari – 40 lekë (të vjetra).
Qytetari – I marr të lara? Si i marr?
Pronari – Jo!
Qytetari – Nuk i marr të lara ë?
Pronari – Jo!
Qytetari – Se mua më thanë çunat që i lajnë prandaj.
Pronari – Jo, jo…
Qytetari – Unë për atë isha më shumë, më leverdis me i marrë të lara apo jo.
Pronari – Jo, jo! Janë të tjera ato.
Qytetari – Janë të tjera ë…?!
Pronari – Ato i lajmë vetë ne…
Qytetari – Nuk i fus dot direkte për prodhim?
Pronari – Jo!
Qytetari- Këtë s’kam, punën e larjes e kam keq. T’i shohim? Po të salcës?
Pronari – Të salcës janë të lara.
Qytetari – Aty i merrni (landfill)?
Pronari – Jo!
Qytetari – Aty i nxjerrni?
Pronari – Absolutisht jo! Janë të kazanëve…
Qytetari – Të kazanëve?
Pronari – Në Tiranë i marrim, i marrim në Durrës.
Qytetari – Më jep nja 4 copë, 5 (thasë)… Më të mëdha nuk keni?
Pronari – Jo! Aq janë!
Qytetari – Më duket se më the janë 2-3 masa, prandaj 2-3 lloj.
Pronari – Jo,jo!
Qytetari- O Nezir, këta i kemi direkt për kështu… Marrim kapakët edhe…
Pronari – Janë të lara, janë gati për prodhim.
Qytetari – Sa është?
Pronari – 500 lekë. (të vjetra)
Qytetari – Sa copë ka ky (thesi)?
Pronari – 15.
Qytetari – Po marr 2 (thasë)… Me çfarë temperature i lani?
Pronari – Me sodë, me sodë kaustike.
Qytetari – Me sodë kaustike? Temperatura e ujit apo…?
Pronari – Uji kështu… i ngrohtë…
Qytetari – I ngrohtë?
Pronari – Po!
Pronari – (numëron kapakët) 6,8…
Qytetari – Po kështu, a shet ?
Pronari – Po, përditë shesim! 3 thasë more nga ato, 150 copë.
Qytetari – Sa i bie?
Pronari – 44 mijë lekë. ( të vjetra)
Qytetari – Mirupafshim!
Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku komunikoi me përgjegjësen e sektorit të inspektimit ushqimor, Elda Çukën, në lidhje me standartet që duhet të respektohen për ambalazhimin e produkteve ushqimore.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen kontrollet zyrtare, në bazë të planit vjetor të inspektimit, të miratuar nga ministri. Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët e AKU-së, veç të tjerash, kryejnë edhe kontrollin e ambalazhit, materialit në kontakt me ushqimin. Duhet të theksojmë që është përgjegjësi e operatorit të biznesit ushqimor për të krijuar një ambalazh të sigurt për kontaktin me ushqimin që do të nxjerrë në treg. Kryesisht operatorët e biznesit ushqimor e sigurojnë këtë ambalazh nga kompani që janë të certifikuara”.
Përgjegjësja e sektorit të inspektimit ushqimor shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e emisionit “Stop”, duke vënë në dijeni Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili më pas do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar raste të tilla abuzive. Ajo shtoi: “Ky fenomen është i dënueshëm”!
Targa e falsifikuar dhe odiseja e qytetarit me gjobat arbitrare.
Agim Basha, një qytetar nga Tirana, tregon në “Stop” peripecitë, me gjobat e policisë bashkiake, për shkak se një makinë tjetër mbante targën e tij,por të falsifikuar.Ai u detyrua në ankohet në Policinë Bashkiake, bashkinë e Tiranës, bëri denoncim në komisariatin numër 1, u detyrua të gjejë vetë makinën golf 3 me të njejtën targë, e sërish nuk mundi t’i heqë gjobat. Pas interesimit të “Stop”, Agimi mundi të clirohej nga detyrimi i gjobave të padrejta,ndërsa makina me targa false u sekuestrua.