Ndodhemi në lagjen Clirimi në Elbasan, pasi banorë të një pallati kanë një problematikë. Ata thonë, se prej gati 8 vitesh në katin e parë banon një person me prapambetje mendore, i cili mbledh mbeturina dhe ka probleme me higjenën. Vec kësaj ai mban edhe nje qen që shqetëson banorët, pasi disa prej tyre i ka kafshuar. Ata thonë, se kanë bërë ankesa në bashki e në polici, por askush nuk ka bërë gjë. Ne komunikuam me drejtuesin e Kujdesit Social në Bashki, Shefki Lika, i cili thotë, se nuk është përgjegjësia e tij dhe nuk merret ai me këtë problem.Por pas vënies në dijeni nga emisioni Stop, u ngrit një grup pune nga Shërbimi Social, Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia për të verifikuar situatën e personit, për të cilin u ankuan komshinjtë.Pas inspektimit të bërë nga Bashkia e Elbasanit, u mësua se personi në fjalë kishte ndërruar jetë nuk dihet se kur.
Në mbyllje të muajit shkurt u jemi drejtuar qytetarëve për t’i pyetur, se pse shkurti ka vetëm 28 ditë dhe pse një herë në 4 vjet bëhet më 29 ditë. Cfarë kuptimi ka viti i brishtë dhe si llogaritet mosha e atyre, që kanë lindur në 29 shkurt. Përgjigjet janë plot humor për të mos u humbur.
Emisioni Stop sic e ka traditë iu vjen në ndihmë personave, të cilët kërkojnë ndihmë, Këtë herë kemi cuar karroca invaliditeti tek personat, që e kanë të pamundur të lëvizin. Tek bregu i lumit një zonjë 85 vjecare, e cila ka bërë një aksident, ka kërkuar ndihme dhe i kemi dhuruar një karrocë. Në Yzberisht Lumturie Selmani prej 8 vitesh nuk mundet të lëvizë, ndaj emisioni “Stop” i dhuron një karrocë invalidësh.Në Tiranë Lumturie Banaj vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe ishemia cerebrale prej 9 vitesh, ndaj ne i vijmë në ndihmë me një karrocë.Në qytetin e Beratit i kemi ardhur në ndihmë Gerti Dudës, i cili i ka të paralizuara të dyja këmbët dhe nuk del nga shtëpia prej dy vitesh.