Në Vlorë, qytetarja Merjeme Shabani ka denoncuar ndërtuesin Arben Veliko, pronar i firmës Agri Shpk, pasi kishte paguar rreth 17 milionë lekë të vjetra, si kapar, për blerjen e një apartamenti 66 m² me çmim 450 euro/m². Më vonë rezultoi, se apartamenti ishte shitur dy herë.Çështja përfundoi në gjykatë dhe në korrik 2016 u vendos, që ndërtuesi t’i kthejë shumën e paguar qytetares. Megjithatë, zonja Shabani ende nuk i ka marrë paratë.Sipas përmbaruesit Krenar Kapllani, edhe pse vendimi mund të ekzekutohet, pasuritë e ndërtuesit janë të gjitha të bllokuara nga përmbarues të tjerë, për shkak të detyrimeve, që ai ka ndaj qytetarëve të tjerë. Ndërkohë, vetë ndërtuesi Arben Veliko deklaron, se çështja është mbyllur me gjykatë dhe se qytetarja mund t’i marrë paratë përmes procedurave ligjore.
Në seancën e sotme parlamentare nuk munguan sërish debatet dhe replikat, lidhur me imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.Në seancë, u votuan mes kaosit edhe ndryshimet në qeveri, ndërsa kreu demokrat Berisha u përfshi në replika me ministren e jashtme të shkarkuar Elisa Spiropali.
Klevis Çalameni erdhi nga Roskoveci, për të denoncuar një gjobë, që i ishte ngarkuar në emër të tij, në një kohë, kur ai është pronar i një mjeti tip “Ford”. Gjoba e vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës ishte për një kamion, dhe jo për automjetin e tij.Ai ishte drejtuar pranë Policisë së Fierit dhe më pas në Tiranë, por nuk kishte marrë zgjidhje për rastin.Menjëherë pas interesimit të emisionit “Stop”, u morën masat përkatëse dhe gjoba iu hoq.Klevisi shprehu mirënjohjen, pasi vetë nuk mundi ta zgjidhë ngatërresën, që ishte bërë, jo për faj të tij.



