STOP-EMISIONI 130(Sezoni 10) 3 Mars 2025-“Cfare i thone 1 mo”, noterja Haxhiu certifikohet ne italisht, s’di asnje fjale.

Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu.Në mars 2023 treguam, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi, t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”.Në prill 2023 treguam vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi, se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu.Aso kohe, noterja Haxhiu,nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja. Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë tonë, na sinjalizon, se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në Ministri.Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.Ky moment hedh dyshime të forta mbi mënyrën, sesi është certifikuar Anila Haxhiu në italisht dhe anglisht.

Kryeministri Rama ishte dje në Athinë. Gjatë një takimi me emigrantë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, ndërsa Rama fliste, në sallë u thye një gotë. Por shefi i qeverisë tha, se plasi syri i keq, sic do të ndodhë, sipas tij, me syrin e kundërshtarit politik.

Javën e kaluar transmetuam denoncimin e një qytetari nga Elbasani, i cili tha, se se kur u nda nga e dashura, me të cilën kishte bashkëjetuar për pak kohë, ajo hapi adresa false në Instagram dhe tik tok, ku i postonte foto nudo. I riu tregoi, se është drejtuar pranë zyrës së krimit kibernetik në Policinë e Elbasanit dhe nuk i është marrë denoncimi. Pak ditë më vonë ai u shoqërua në komisariat, pasi vajza kishte bërë denoncim të njejtë. Postimet në tik tok vazhdojnë dhe kërkesa e tij është, që të fshihen fotot e videot intime dhe ato adresa të mbyllen.Në një bisedë me ish-të dashurën, kjo e fundit, i tha, që nuk ia fal, që e la.Pas transmetimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, që procedoi penalisht specialistin e krimit kibernetik në Elbasan, për mosmarrjen e denoncimit. Materialet janë përcjellë në prokurori.

Të Fundit