E pazakontë në Dibër, arsimtari invalid transferohet në një shkollë të largët.
Pjesa e parë e emisionit të sotëm trajton një rast të pazakontë. Gazetarët e “Stop” ishin në Dibër, aty ku arsimtari invalid Rajmond Cani është tranferuar në një zonë të largët. Atij i duhet të ecë cdo ditë në këmbë, për të shkuar në shkollën, ku jep mësim.Pasi ka bërë kërkesë në zyrën arsimore Bulqizë dhe Dibër, nuk i ka mbetur asnje zgjidhje tjetër, përvecse t’i drejtohet stafit të “Stop”.
Makina-skelet e sekuestruar në komisariatin e Lacit.
Pak kohë më parë, “Stop” u ndal në komisariatin e Lacit, aty ku makina e sekuestruar ishte grabitur thuajse në cdo pjesë të saj. Gazetarët e “Stop” u rikthyen në “vendin e krimit”, për të gjetur të njejtën situatë. Makinës sërish i ka mbetur vetëm skeleti dhe për këtë askush nuk mban përgjegjësi.
Njësia administrative e Voskopojës shndërrohet në shkollë.
Nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjecare të Voskopojës ankohen, se bëjnë mësim në kushte të papërshtatshme.Ata janë detyruar ta zhvillojnë procesi mësimor në zyrat e njësisë administrative.Kjo, pasi ambientet e shkollës janë jashtë funksionit.Administratori Luan Fidani thotë, se kanë rënë dakord, pasi nxënësit nuk kishin ku mësonin.